Berisha: Marrëveshja me FMN-në njëlloj si armët kimike, u arrit në fshehtësi

Postuar në 05 Prill, 2014 07:41

Ish-kryeministri, Sali Berisha edhe pas miratimit të marrëveshjes së borxhit me FMN-në, vazhdon të mbajë qëndrimin se kjo marrëveshje do të shoqërohet me rritje taksash, rritje të çmimit të energjisë dhe rritje të moshës së pensionit.

Berisha thotë se ka 21 kushte nga FMN që sipas tij “rrënojnë deri në palcë buxhetin e qindra mijëra familjeve shqiptare”. Për këtë qëllim ai mbështet vendimin e sindikatave për të protestuar.

“Vendimi duhet mbështetur sepse këto kushte tejet të rënda dhe marrëveshja në tërësi u negociuan nga qeveria bazuar në kodin e heshtjes, njëlloj si armët kimike, në fshehtësi të plotë, si në asnjë vend tjetër, pa asnjë konsultë paraprake me sindikatat, biznesin, shoqërinë civile apo opozitën”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, sindikatat morën dje një vendim historik për të protestuar kundër rritjes së 11 taksave dhe rritjes së çmimit të energjisë dhe ujit, rritjes në 67 vjeç të moshës së pensionit, ngrirjes për tre vjet të rrogave, pra në tërësi kundër 21 kushteve të marrëveshjes së qeverisë me FMN që u votua në Parlament.

Ky është një vendim i drejtë sepse qeveria që premtoi të lehtësojë buxhetin e familjeve shqiptare duke garantuar shëndetësi falas, heqje të TVSH-së për energjinë, ushqimet bazë, legalizime falas, rrogë të 13-të për punonjësit, etj, vendosi në pabesi të rrisë 11 taksa si dhe çmimin e energjisë dhe ujit, moshën e pensionit me dy vjet dhe të ngrijë për tre vjet rrogat etj. Këto 21 kushte të qeverisë rrënojnë deri në palcë buxhetin e qindra mijëra familjeve shqiptare. Vendimi duhet mbështetur sepse këto kushte tejet të rënda dhe marrëveshja në tërësi u negociuan nga qeveria bazuar në kodin e heshtjes, njëlloj si armët kimike, në fshehtësi të plotë, si në asnjë vend tjetër, pa asnjë konsultë paraprake me sindikatat, biznesin, shoqërinë civile apo opozitën.

Vendimi duhet mbështetur se këto kushte janë rezultat i dështimit të qeverisë këto 6 muaj në mbledhjen e të ardhurave. Vendimi i sindikatave duhet mbështetur sepse qeveria, me cinizëm ekstrem, refuzoi të shqyrtonte në Parlament 19 amendamentet e opozitës, me të cilat do mbroheshin qytetarët në tërësi dhe shtresat e varfra në veçanti nga pasojat shumë të renda të këtyre taksave mbi supet e tyre. 

S.S

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Eshte me mire te jesh si Berisha qe meidia te te japi gjithe vemendjen, packa se kjo shkon ne dem te popullit. Po pse Gezim Kalaja do te mbroj kete popull nga fukaralleku? Pika, pika! Epo mos mbetet perrua pa u lagur !</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Po ky nuk e duron dot fare qe dikush tjeter eshte ulur ne karrigen qe ai ka patur si kryeminister. Jo po do te thone ty kur te lidhin cdo marreveshje. Si marreveshja e detit, qe ti si tradhetar i rregjistruar ne rregjistrat e UDB-se, e bere ne fshehtesi te plote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.