“Shqiptarja”: Basha mbyllet në zyrën e tij, humb kontaktin me deputetët

Postuar në 06 Prill, 2014 01:13

Kur pritet që Partia Demokratike të nisë procedurat për reformimin e saj dhe për zgjedhjen e strukturave drejtuese, Lulzim Basha i ka bllokuar të gjitha këto procedura duke u mbyllur në zyrën e tij dhe duke mos bërë asnjë komunikim me partinë. Burime nga selia blu bënë me dije për “Shqiptarja.com”, se kreu i demokratëve, ka disa javë që nuk diskuton më çështjet e partisë apo për procedurat e reformimit të saj, por është mbyllur në zyrën e tij duke bërë një bllokim total të komunikimit. Sipas gazetës, kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur demokratët presin nga kryetari i tyre që të krijojë një parti pa një sistem autoritar siç ka qenë më parë, por me struktura të zgjedhura nga vetë anëtarësia, gjë të cilën Basha aktualisht nuk po e bën.

“Brenda Partisë Demokratike aktualisht ekziston vetëm një kryetar i zgjedhur nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e tjera janë inekzistente dhe në disa poste të tjera janë vendosur persona të komanduar të cilët marrin direktivat direkte nga Basha në seli dhe nga Berisha në Kuvend. Por komunikimi direkt për drejtimin e partisë nga personat e ngarkuar me këto poste kanë ngrirë totalisht, pasi kreu i Partisë Demokratike që prej disa javësh është mbyllur në zyrë duke mos dhënë asnjë direktivë për drejtimin e forcës politike që ai ka në krye. Por burimet bëjnë me dije se Basha ka komunikuar vetëm me një person përsa i përket drejtimit të partisë. Sipas këtyre burimeve, Lulzim Basha ka zhvilluar me Berishën disa biseda kokë me kokë ku kanë vendosur për politikat drejtuese të PD-së. Këto takime përgjithësisht zhvillohen tek zyra private e Sali Berishës, ku Basha shkon atje për të diskutuar apo për të marrë udhëzime nga ish-kryetari i tij.

Veç kësaj, është konstatuar se çdo ditë të hënë dhe të enjte kur PD bën mbledhje grupi, Basha dhe Berisha mbyllen në zyrën e kryetarit të PD-së ku diskutojnë gjithashtu për qëndrimet që ata do të mbajnë në aulën e Kuvendit. Por kjo situatë bëhet edhe kaotike pasi në shumë raste, të cilat janë bërë edhe publike më parë, dy krerët më të lartë të demokratëve kanë qëndruar me minuta të tëra vetëm duke i komanduar deputetët me telefon në sallën e Kuvendit” shkruan gazeta.

Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/basha-mbyllet-n--zyr-n-e-tij-humb-kontaktin-me-deputet-t-208525.html

k.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.