Matteo Renzi "pushton" mediat italiane, 5 orë në ditë në TV

Kryeministri i ri i Italisë ka bërë paraqitje mjaft të shpeshta në media javët e fundit. Për këtë mediet italiane po flasin për strategji të Matteo Renzit për të pushtuar televizionet.
Mes datave 7 dhe 31 mars, Renzi ka dalë në ekranet e televizioneve italiane afërsisht 5 orë në ditë, shkruan gazeta “La Stampa”. Në total në të gjitha televizionit, kryeministri italian ka dalë rreth 70 orë.
Renzi duket se i ka pushtuar vërtetë televizionet italiane pasi lajmet për kryeministrin kanë zënë 51 orë, fjalimet e tij 22 orë dhe lajme të tjera rreth tij dhe punës së tij si kryeministër kanë zënë 29 orë. Gjithashtu Renzi ka kaluar më shumë se 17 orë si i ftuar në emisionet politike.
Një ekspert ka thotë për gazetën se nuk është surprizë që Renzi është “propaganduesi i vetëm” i qeverisë, pasi premtimi i tij për reforma dinamike dhe të shpejtë është bazuar tek rinia e tij.
S.S
Comments
Ky rrezik do perfundoje keq,
<p>Ky rrezik do perfundoje keq, po behet aq antipatik qe tani sa me shume gjasa sjell Berluscen perseri ne pushtet ne zgjedhjet e ardshme. </p>
Add new comment