Ukraina në kaos, prag i luftës civile pas ngjarjeve në Donjetsk. OSBE dhe Berlini japin alarmin

Ngjarjet e këtyre ditëve e orëve në Ukrainë kanë vënë në alarm ndërkombëtarët. Aktivistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë deklaruar Donjetskun Republikë. Ata kanë mësyrë në ndërtesat shtetërore të sigurisë në qytetet Donjeck dhe Luhanck duke u përleshur me policinë, kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas. Protestat në lindje vazhdojnë prej disa ditësh. Ndërkohë aktivistët kanë deklaruar se në 11 maj do të zhvillojnë referendum. Mediat e huaja kanë njoftuar se protestuesit në Luhanck kanë bastisur depot e armëve në ndërtesat e sigurisë. Ndërkohë policia ka reaguar duke bllokuar rrugët në këtë qytetet. Ndërkohë presidenti i përkohshëm i Ukrainës ka bërë thirrje për një takim urgjet të autoriteteve të sigurisë. Gjithashtu, një ushtar rus ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një marins ukrainas në jug të Krimesë, ka bërë të ditur ministri i brendshëm i Ukrainës. Pas këtyre zhvillimeve, OSBE shpreh shqetësimin e rrezikut të fillimit të një lufte civile në Ukrainë. Sipas saj, është e rëndësishme arritja e një marrëveshje në nivel ndërkombëtar.
Edhe Berlini zyrtar ka reaguar ndaj dhunës që po ushtrojnë prorusët, gjithsesi me tone të matura. “Ne duhet t’i rikthehemi kërkesës sonë për të filluar menjëherë punën për stabilizimin e rajonit dhe lëvizje të dhunshme të tilla duhet të mënjanohen”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
a.k
Add new comment