Projektligji i ri, i heq 11 kompetenca mbi ushtrinë presidentit. Tre më kryesoret i merr kryeministri, thotë Panorama

Në numrin e sotëm, e përditshmja Panorama është hapur me projektligjin e ri të qeverisë, që parashikon heqjen e disa kompetencave presidenciale mbi ushtrinë dhe marrjen e tyre nga kryeministri. Drafti i hartuar nga ministria e Mbrojtjes pritet që paraqitet së shpejti dhe ka 27 nene. Projekti, thotë gazeta, parashikon heqjen e 11 kompetencave nga Presidenti i Republikës, tre prej të cilave i kalojnë kryeministrit. Ndër kompetencat e reja kryeministrore renditen “emërimi dhe lirimi nga detyra i oficerëve madhorë me propozim të ministrit të Mbrojtjes”, dhe me të njëjtin propozim, ka të drejtë miratimin e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje. Kompetenca e tretë është nxjerrja në lirim ose rezervë e oficerëve madhorë, me përjashtim të shefit të shtabit.
Lexoni më shumë në: http://www.panorama.com.al/2014/04/07/projektligji-i-ri-usht...
a.k
Add new comment