Michael Schumacher jep shenja shprese: Ka shfaqur momente vetëdije

Postuar në 04 Prill, 2014 06:20

Kampioni i F1, Michael Schumacher po shfaq “momente vetëdije” disa muaj pasi ndodhet në gjendje kome. Agjentja e tij, Sabine Kehm thotë të një komunikatë për mediet se, Schumacher po “bën progres” dhe ka shtuar se kanë besim se ai do të përmirësohet.

Doktorët në Francë janë përpjekur të nxjerrin nga gjendja e komës shtatë herë kampionin e F1, pasi e funtin artificialisht në atë gjendje.

45-vjeçari ka disa dëmtime në kohë pas aksidentit në alpet e Francës më 29 dhjetor, ku ndodhej duke bërë ski. Muajin e kaluar u tha se Schumacher ka dhënë shenja të vogla inkurajuese.

Sipas hetuesve, Schumacher po ecte me shpejtësinë e një skiatori shumë të mirë në momentin e aksidentit. Ai ka dalë jashtë piste kur u përplas me një shkëmb.

Gjermani u tërhoq nga garimi në F1 në vitin 2012, pas 19 vitesh karrierë. Ai fitoi dy tituj kampion me Benetton në vitin 1994 dhe 1995, para se të kalonte me Ferrarin në vitin 1996, makinë me të cilën ka fituar pesë tituj kampion radhazi nga viti 2000. 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.