"Gardianët sillet si kafshë karshi nesh"

Postuar në 04 Prill, 2014 02:37

Alket Rizai, një nga të burgosurit më të famshëm shqiptarë në Greqi, thotë se, ata dhunohen dhe diskriminohen në institucionet e shtet grek ku vujanë dënimin. Rizai thotë se kjo sjellje vjen pasi institucionet shqiptare nuk reagojnë për këtë gjë.

"Rasti i Ilia Karelit nuk është i vetmi që një i dënuar shqiptar ka vdekur nga torturat në qelitë e burgjeve greke. Ka plot raste të tjera, që të dënuarit shqiptarë në Greqi, janë dhunuar për vdekje dhe janë deklaruar sikur janë vetëvarur", deklaron Rizai nga burgu.

“Gazeta Shqiptare” sjell dhe një intervistë me një shqiptar të dënuar që ndodhet në Kretë.

“Gardianët nuk hezitojnë të na dhunojnë, në forma të ndryshme. Sillen si kafshë karshi nesh, mbase e teproj kur them, por me një fjalë janë derra. Ka plot raste që gardianët provokojnë. Çdo sherr sado i vogël që ndodh, apo çdo kërkesë qoftë dhe e drejtë e një të dënuari shqiptar merr si kundërpërgjigje dhunën”, thotë R.H.. “Por jo vetëm kaq. Sa herë që gardianët hyjnë për kontroll në qeli, na grisin flamujt shqiptarë që mbajmë në qeli, si e vetmja gjë që na lidh me vendin tonë. Shpesh dhe pështyjnë mbi flamur.”

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/alket-rizai-ka-vetevarje...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.