Autopsia: Edlira Dobrushi goditi 90 herë me thikë mbi tri vajzat e saj

Mediet italiane kanë bërë të ditura detaje tmerruese për ngjarjen e ndodhur në Le5o të Italisë, ku një nënë shqiptare vrau tri vajzat e saj.
Autopsia e trupave të viktimave ka treguar se, Edlira Dobrushi ka goditur 90 herë mbi fëmijët e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 mars të këtij viti, dhe tërhoqi vëmendjen e medieve në Itali dhe Shqipëri.
38-vjeçarja sulmoi me thika vajzat e saj, Sidny, Simona dhe Kesi, në kohën kur ato ndodheshin në gjumë.
Dobrushi ndërmori një akt të tillë makabër për shkak se ndodhej në proces divorcimi nga bashkëshorti me të cila kishte vajzat.
Ekspertiza mjekoligjore tregon se secila vajzë është goditur nga 30 herë me thikë duke e kthyer shtëpinë në një skenë filmi horror.
S.S
Add new comment