Adi Krasta: Ja arsyeja e reagimit tim ndaj TCH

Postuar në 03 Prill, 2014 17:21

Pas diskutimeve që ka shkaktuar në median online dhe në rrjetet sociale deklarata e tij rreth “planit të televizionit Top Channel për të marrë njërin nga katër networket dixhitale”, moderatori Adi Krasta ka shpjeguar arsyen e këtij reagimi. E intervistuar nga Jonida Shehu për “Natën Vonë” në Ora News, Krasta hodhi poshtë zërat se reagimi i tij ka ardhur i shtyrë nga televizioni ku punon. “Integriteti është i shenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë prodhuar neodiktatorë…Kemi pasur kryeministra diktatorialë para dhe pas ‘90, flas edhe për shumë afër. Ka edhe televizione diktatoriale, jo për interesin publik, që po të fuqizohen me interesa monopolistike mund të bëhen të rrezikshme. Do flas sepse kam të drejtën të flas ndaj çdo individi, institucioni apo edhe televizioni që të shet sapunin për djathtë” tha Krasta. Më tej, Krasta shpjegoi edhe atë që ka ndodhur në të shkuarën mes tij dhe televizionit Top Channel.

“Unë jam, mesa duket, natyrë paksa e vështirë. Kam dëshirë që të më lejojnë ta bëj detyrën sipas mënyrës time. Kam pasur një marrëdhënie preferenciale me pronarin Dritan Hoxha, një djalë me një pasion të rrallë, që ka ngjashmëri me Yllin, Sandrin apo Becchettin. Fakti është që ka dashur të bëjë televizion. Tani ka qenë pak difident me ata që kishte poshtë. Unë personalisht kam bërë punë të shkëlqyer në TCH dhe e vlerësoj marrëdhënien e shëndetshme me një institucion, ku ai të shërben dhe ti i shërben atij, Por kur e kupton se duhet një fillim i ri, duhet të largohesh, Unë mendoj se në përgjithësi, TCH ka bërë një sjellje përgjithësisht korrekte me mua, përveç faktit se disa njerëz nuk e përtypën dot logjikën e largimit të këtij njeriu dhe bënë një padi për thyerje të kontratës që unë mendoj se shkoi sikurse ishte parashikuar. Ata kërkuar që unë të paguaj një pagë vjetore kurse gjykata tregoi një realizëm duke më kërkuar të paguaj një pagë javore. Beteja vazhdon. Të gjitha palët duhet të kuptojnë se është një gjë e natyrshme..Një fillim i ri është normal dhe i zakonshëm. Nuk e kam ditur çfarë komenti kanë kërkuar njerëzit, por unë kaq di të them dhe kaq dua të them” tha më tej Krasta. Duke iu referuar shkrimit të fundit të gazetares Elena Martelli të gazetës “La Repubblica” ku shkruhej se “gojët e liga” thonë se “Krasta është yll në rënie”, ky i fundit u shpreh se për të “gojët e liga” janë “gojë torollake”.

“Është e vërtetë. Martelli shkoi në shumë televizione. Më takoi dhe mua  e kemi folur. I gjithë shkrimi është shumë perëndimor, me dinamikë, me një sens të lehtë cinizmi. Aty ajo thotë se "ai ka ikur nga TCH",  se "gojët e liga thonë se ka rënë nga vakti"… Nuk do të thoja "gojët e liga" se për mua janë "gojë torollake". Largimin tim duhej ta merrnin me sportivitet…”tha ndër të tjera Krasta. Po ashtu, moderatori i “A-Show” komentoi edhe debatin e zhvilluar pak kohë më parë në median vizive italiane rreth kompjimit të formateve televizive në Itali. Duke u ndalur tek ngjashmëria e studios së tij me atë të “Che Tempo Che Fa” të Fabio Fazios, Krasta tha se kjo çështje nuk duhej marrë kaq seriozisht.

“Becchetti është italian i çmendur, i pëlqen të bëjë zhurmë. Zhurmë i pëlqente edhe Tanit në TCH, i pëlqen edhe Sandrit… Më vjen për të qeshur me seriozitetin me të cilin e morën ata. Gjithsesi, u morën me mua për dicka që nuk e kisha unë në dorë. Nëse skenografia është kopjuar sepse kështu ka dashur njëri, sepse ka qëlluar kështu…atëhere ta pranojmë..” tha Krasta.

Për më shumë: http://respublica.al/artikuj/2014/04/03/gazeta-dita-krasta-i-hap-lufte-top-channel-it-por-komentuesit-online-nuk-e

k.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E mor Much. Foli Krasta gjysmen e intervistes per frekuencat, monopolet,  mbrojtjen e TVSh - ti prape me top channel merresh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Krasta tha pikerisht te kunderten: ...Qe nuk  ka qene nje reagim kunder TCH por kunder   rrezikut te marrjes se frekuencave digitale nga RTSH dhe kalimin e tyre   platformave te tjera digitale ...Madje nuk i hoqi asnje presje asaj qe kishte thene me pare.  Mustafa , qenia ne pozite ( e jo ne opozite) te ka peshjelluar qasjen...

Submitted by bbb (not verified) on

Krasta tha se "kishte" qene kundershtar i forte i  " Enver Hoxhes ... Hmmmm....babi i tij doktor medioker i perkedhelur ne ambasaden shqiptare me Budapest, nje njeri servil dhe i lig i lidh koke e kembe me regjimin komunist...Sapo degjon mashtrime te tilla, zor e ke te kesh deshire te ndjekesh fillin sepse duket si monologu i Mirush Kabashit tek filmi RADIOSTACIONI: "Mirembrema...po japim programin me genjshtra..."

Submitted by Telemak (not verified) on

Krasta ka mbaruar me kohe, perserit ato mediokritetet e tij aty ku mundet. Nu ka asgje te re per te thene.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ju paska djegur KRASTA fort perseri. I Madh fare eshte. Dje ishte brilliant ne gjithcka qe tha....I jashtezakonshem dhe i vetmi. Sa here flet kupton se ne cfare niveli cope cope eshte cdo moderator tjeter ne kete vend.   Gazeta italiane Repubblica  e kishte quajtur Krasten : Inteligjent, Vispo , Grande!

Submitted by Dardan (not verified) on

Krasten e kam pelqyer jashte mase kur ishte i ri dhe shpaloste nje enciklopedi te tere dijesh mbi shume fusha te jetes dhe shkences.   Me sa duket i hyri vetja ne qejf dhe gjate tiradave te lodheshme fjalamane te mbajtura prej tij ka krijuar tek mua, te pakten, nje ndjesi te neveritshme. Ajo qe ma neverit me teper kete njeri, eshte deshira e cfrenauar e tij per te thene mendimin ndryshe nga te tjere.  Vertet e thote ndryshe mendimin nga te tjeret por per kete ai shkel te gjitha rreguallat e te folurit shqip. Sintaksa e tij eshte vertet nje lesh arapi  trugërrvishtëse.  Atë sintaksë që përdor ai, nuk e permban asnje libër i  shkruar në gjuhen shqipe dhe askush nuk flet me sintaksen e tij te perçudnuar.  Ka edhe snobër që e pëlqejne se u duket gjeni kur e shohin të alambikojë shqipen deri ne gjëagjëza pa kuptim. Për mua ishte një gëzim i madh kur u largua apo e larguan nga Topi.  Tung Krasta tung!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nga "pelqimi shume"  per enciklopedine e dijeve te Krastes deri  ne neveri per te se e thenka te artikuluar mendimin ndryshe nga te tjeret (???)  ...duket qe  paska qene love and hate and pak xhelozi brenda. Eshte komplekse - nuk ke faj ti... Ndoshta nuk e definon dot. Sa per Shqipen e mbetur te TOP-it apo shqipen e atyre te mbetureve te TOP-it mos i hyr asaj teme fare se do te perplaset ne fytyre ndonje "kemi sjellur ne studio femren filan" sic thote  Arbana  apo ndonje  e klithur pa gjuhe shqipe fare  e Ledionit  apo ndonje ligjerim  medioker (nga ata qe as shkelqejne e as e deshtojne, pra pa forme ) te Dudushit etj etj... Po nejse - e kuptoj qe flet per nivele elitare te te berit televizion sic eshte Krasta - prandaj merresh me perdorimin e gjuhes shqipe. Eshte kritike e shendetshme.  :)))

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.