Vazhdojnë ekzekutimet për kromin

Postuar në 04 Prill, 2014 02:18

Dy persona janë ekzekutuar mbrëm rreth orës 00:30 në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”. Gjin Nika dhe Fabio Xhunga kanë mbetur të vdekur në vend nga të shtënat që vinin nga një person që udhëtonte me motor.

36-vjeçari Nika është liruar pak javë më parë nga paraburgimi, pasi ishte arrestuar në Tiranë gjatë muajit janar, si i dyshuari kryesor për dy vrasje, një të ndodhur në Tiranë dhe një në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi policia e akuzoi Gjin Nikës si autor i ekzekutimit të biznesmenit, Hasan Talja më 17 janar të këtij viti. Ndërsa është i dyshuar edhe për një tjetër ngjarje kriminale.

Ngjarje këto, të cilat po ashtu kishin të bënin me konfliktet në lidhje me menaxhimin e minierave të kromit. Ekzekutimi i tij dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.

S.S

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.