Fule: Ç’duhet bërë për marrjen e statusit

Vendet e Bashkimit Evropian do të vendosin në qershor nëse do t’i akordojnë statusin kandidat Shqipërisë. Por, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule shprehet se, Shqipëria “ka kapacitetin për të përballuar me vendosmëri sfidat e integrimit në BE”.
Por, nga ana tjetër Fule shton se, “Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative”.
Komisioneri për Zgjerimin thekson se, “klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë” dhe bën thirrje qeverisë që të ”krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës” në procesin e integrimit.
S.S
Shkrimi i plotë i publikuar në portalin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë:
Integrimi në Bashkimin Evropian – topi është në fushën e Shqipërisë
Rruga drejt vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në qershor është e qartë. Udhëheqësit e Shteteve Anëtare të BE-së e kanë përmbledhur dhjetorin e kaluar, kur njohën përpjekjet, angazhimin dhe rezultatet e arritura tashmë nga Shqipëria në përpjekjet e saj për reforma. Shqipëria duhet të mbështetet te kjo – të ruajë dhe të shtojë tempin e reformave dhe të trajtojë sfidat që ka përpara në fushat ku duhen përqendruar më shumë përpjekje dhe energji. Veç kësaj, ne kemi identifikuar pesë përparësitë kyçe që nevojiten për hapjen e negociatave.
Takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë mbi këto përparësi, që e drejtova së bashku me kryeministrin Rama në fillim të marsit në Tiranë, më bindi se vendi e ka kapacitetin për të përballuar me vendosmëri sfidat e integrimit në BE. Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative. Integrimi i komunitetit rom, antidiskriminimi dhe qartësia mbi të drejtën e pronës janë gjithashtu reforma të rëndësishme. Por tipari më i rëndësishëm i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ka qenë pjesëmarrja e qeverisë dhe opozitës dhe mbajtja e një dialogu të qytetëruar mes tyre.
Mesazhet e mia kryesore pas këtij dialogu i drejtohen si qeverisë, ashtu dhe opozitës. Klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet të siguroni që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin. Nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike. Sigurisht, të gjitha administratat janë të detyruara të sigurojnë se të gjithë punonjësit e tyre u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike. Edhe opozita ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive. Duke punuar së bashku, përpjekjet tuaja do të forcohen. Statusi i vendit kandidat, pasi të jepet, do të jetë një vlerësim i punës së të gjitha palëve.
Ekziston një konsensus i gjerë kombëtar në Shqipëri mbi aspiratat e saj për në BE. Të gjitha energjitë vitale të vendit, përfshirë ato të shoqërisë civile dhe botës akademike, duhen përdorur për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE. Unë e përshëndes vendimin e qeverisë për ngritjen e një mekanizmi të posaçëm për mbledhjen dhe përdorimin e këtyre burimeve, si për shembull, “Këshilli Kombëtar për Integrimin në BE”, me pjesëmarrjen e gjithë palëve kryesore të interesuara. Por koha për veprim është tani. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo shtyrje nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë. Ndarja e kësaj ndjesie nguti duke demonstruar një kapacitet të qëndrueshëm për të dhënë rezultate është thelbësore. Rezultatet në reforma dhe garantimi i funksionimit të qetë të institucioneve të vendit është ajo çka ka rëndësi për statusin e vendit kandidat.
Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndikim përtej kufijve të vendit. Rëndësia e tij për të gjithë rajonin nuk mund të theksohet sa duhet. Shqipëria ka përgjegjësi jo vetëm kundrejt qytetarëve të saj, por edhe kundrejt të tjerëve që e shohin si burim frymëzimi. Duke ecur me vendosmëri përpara në udhën drejt BE-së, Shqipëria do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm të gjitha vendeve fqinjë dhe qytetarëve të tyre; mesazhin se vlerat evropiane janë të forta dhe udhëheqin njerëzit që dëshirojnë ta marrin në duart e tyre të ardhmen e vet evropiane.
Štefan Füle, Komisioner për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë
Comments
Asnje prej pikave te

Asnje prej pikave te artikuluara si kushte, nuk eshte e plotesuar.

Sidomos "qartesia mbi te drejten e prones", eshte kusht i padeshiruar per shtresen politike te Tiranes.

"...Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative. Integrimi i komunitetit rom, antidiskriminimi dhe qartësia mbi të drejtën e pronës janë gjithashtu reforma të rëndësishme. Por tipari më i rëndësishëm i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ka qenë pjesëmarrja e qeverisë dhe opozitës dhe mbajtja e një dialogu të qytetëruar mes tyre...."

Por duhet te pranojme se Europa me keto deklarime (vetem dy muaj perpara Qershorit) ben sikur sapo e

ka zbuluar Shqiperine! Nese Europa e ka ndonje njeri qe punon per te ne Tirane (se, njerez e shoqata

qe marrin para/euro europiane dihet qe nuk jane pak ne Tirane), ajo sigurisht e di se "produkti i luftes kunder korrupsionit e krimit te organizuar eshte ne Qeveri, si dje edhe sot.

Por, ndersa dje Berisha ishte faktori kryesor per stabilitet ne ballkan, sot sugjerohet si i mirepritur si "product koruptiv"! Meta gjithashtu. Ndokushi i Europes ne Tirane, do e kete degjuar Festen e Madhe te 45 Vjetorit

te Ilirit te LSI-se se Integrimit, por me mbreteresha dhe kryeministra ne Danimarke e gjetiu dalin e presin

po kete Mete, si tu thone shqiptareve: Shqiperine e duam sic duam Ne, Europianet, jo sic e dini ju, shqiptaret!"

Edhe nese eshte nje inidivid i vetem, Europiani ne Tirane, do duhet ta di se se paku qendrimi ndaj Prones,

eshte qendrim i njejte dhe me negativi, me i pa-pranueshmi per Europen e propoganduar...

Ligjin 7501 s'ka Zot ta konsideroj demokratik, dhe Europa serish e le menjane kete kriter. Kujtohet ta kujtoj

vetem dy muaj perpara Qershorit te zgjedhjeve te saj...!

Shqiptaret duhet t'i dine keto lojra sy-mbyllazi, ashtu sic duhet te dijne se ndersa pranimi ne NATO

ishte interes i Europes, pranimi ne BE eshte interes i tyre.

Add new comment