Meta në Kosovë: Lufta e UÇK-së nuk vihet në diskutim

Postuar në 04 Prill, 2014 04:28

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare dyditore në Kosovë. Takimin e parë ai e zhvilloi me homologun e tij, Jakup Krasniqi.Krasniqi dhe Meta kanë komentuar themelimin e një Tribunali të supozuar për krimet e luftës. Krasniqi tha se, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar për themelimin e këtij Tribunali. Ndërsa, Meta u shpreh se çdo përpjekje për të vënë në diskutim luftën e popullit të Kosovës dhe UÇK-së është i pa vend.Pas takimit me Krasniqin, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë Meta do të zhvillojë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova dhe tek Memoriali i Jasharëve në Prekaz, për të vijuar takimet më vonë me personalitete të tjera partiake e të pushtetit në Kosovë. Në ditën e dytë të vizitës, kryeparlamentari Meta do të qëndrojë në Gllogjan të Deçanit. Është paralajmëruar se ai do të vizitojë edhe Manastririn e Deçanit, pastaj edhe Gjakovën.S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.