Shtëpia e Bardhë zemërohet me “selfie"-n e Obamës

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Samsung-un për promovim të foto “selfie” me presidentin, Barack Obama të realizuar nga një lojtar bejsbolli, David Ortiz.
Fotoja u bë me një telefon Samsung këtë javë dhe u postua nga kompania e prodhimit të telefonëve në Twitter.
Zëdhënësi, Jay Carney tha se imazhi i presidentit nuk duhet përdorur për qëllime komerciale. Përfaqësues të Samsungut nuk kanë bërë asnjë koment për këtë çështje.
Lojtari i basketbollit ka mohuar të ketë marrë para nga Samsung-u për këtë foto.
Por ka raportime se e gjitha ishte e programuar nga Samsung, siç ndodhi me rastin e ndarjes së çmimeve Oscar, ku “selfie” e Ellen DeGeneres theu rekord.
http://www.bbc.com/news/world-us-canada-26879342
S.S
Add new comment