Shkëlzen Berisha i blen 6 mijë euro rroba për një mbrëmje Armina Mevlanit

Dashuria e Shkëlzen Berishës për Armina Mevlanin duket se nuk njeh kufinj. Edhe paratë ia lejojnë që të bëjë të tilla çmendurira.
Pas pushimeve luksoze në Maldive, në kohën kur Sali Berisha bërtiste për varfërinë dhe furgonët 8 plus 1, Shkëlzeni i bën një tjetër dhuratë të dashurës.
Ai i ka blerë rreth 6 mijë euro rroba asaj për një mbrëmje. Armina ka qenë e pranishme në një ceremoni të organizuar nga Albtelekom.
Binte në sy se ajo mbante një fustan Valentino, këpucë Loubotin, çantë Ferragamo dhe aksesorë superluksozë.
Sipas gazetës Dita, këto aksesorë shkojnë në total 6 mijë euro. Ironia është se një shpenzim i tillë luksoz vjen në ditën kur Sali Berisha mallkonte FMN-në pas çmendurisë së borxheve të tij.
http://www.gazetatema.net/web/2014/04/04/shkelzeni-i-blen-6-...
Comments
Shkelzeni nuk eshte politikan
<p>Shkelzeni nuk eshte politikan dhe as qeveritar. Se c'fare ben ai me te dashuren e tij dhe me te ardhurat e tij kjo eshte pune private. Por, ju te Respublikes duhet ti kushtoni vemendje buxhetit te shtetit qe abuzohet nga qeveritaret duke blere makina qe kushtojne nga 90 000 euro per postet e tyre dhe e gjithe kjo sasi parashe vjen nga taksapaguesit qe te ngrohin b.then e bashibozukeve kur ata ulen ne sendile.</p>
Boset e Temes dhe te Mucit
<p>Boset e Temes dhe te Mucit gjashte mije euro i lene gati cdo jave ne kazino.... e nuk ju thote askush gje.</p>
Kur leckat kthehen ne vlere
<p>Kur leckat kthehen ne vlere njeriu kthehet ne lecke...</p>
rrobat do jene fallso se edhe
<p>rrobat do jene fallso se edhe Armina do jete fallso ngaqe Shkelzeni eshte fisnik fallso,i biri i doktorit fallso.</p>
Add new comment