Blerim Heta, kamikaz, apo luftëtar në front? E motra: “Ishte në front. U ndikua nga imam Shefqet Krasniqi”. Ky i fundit mohon…

Postuar në 02 Prill, 2014 10:03

Çështja e qytetarit nga Ferizaj, Blerim Heta, i cili u vra në Irak, po merr një kthesë mediatike delicate. Kështu “Koha Ditore” raporton sot se sipas të motrës së tij, Arjeta Heta “Blerimi ishte në mesin e luftëtarëve të cilët vranë 25 persona në mesin e tyre 5 ushtarë irakian” Sipas kësaj deklarate, Blerimi nuk është vrarë si kamikaz, por në front. Me më shumë interes është përgjigja e saj, për pyetjen se “kush mund të ketë pasur ndikim mbi vëllanë i cili frekuentonte disa xhami”. Arjeta Heta ka thënë se “se më së shumti e dëgjonte imamin Shefqet Krasniqi në ligjëratat e tij”. Krasniqi është një klerik I njohur nga opinion, pasi është shumë mediatik. “Koha Vizion” ka pyetur edhe imamin Krasniqi, por ai ka mohuar që të ketë patur një ndikim të tillë. “Nuk është mirë çfarë ka bërë ai djalë. I rebeluar me familjen e tij, nuk është faji im që ka shku pa leje të familjes, po mirë nuk ka bo që ka vra gjithë ata njerëz”, citohet Krasniqi.

Më shumë në: http://www.koha.net/?id=27&l=5005

s.z 

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>A e dini nje gje more vellezer ? Thone qe kena pas dikur nji diktator ! Ai valle kishte shume te meta , por me sa kam ndigju nje gje te mire e ka pas : Nuk kishte kurve qe ia perdridhte sa para mbrapa ! Te me falni per fjalorin , por ky soji i ketij Shefqetit , zor se do t&#39;ia hidhte me perdredhje fjalesh ! E pavaresisht se shume mund te mos jene dakort me mua , kjo eshte e domosdoshme per mbijetesen e nji shoqerie ! Jo vetem per kete Shefqetin , sepse e njoh vetem nga deklaratat , por per cdo Shefqet , Shefqetoviç , Shefqetos apo Shefqetus qe te ishte ! E kur kjo e keqe rritet ne ato permasa sa te rrezikoje tere shoqerine .... atehere .......!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.