Nga politika e zgjerimit drejt politikës së re të Fqinjësisë së BE-së

Postuar në 02 Prill, 2014 13:15

Ukraina dhe kriza e saj me Rusinë duket se ka ricikluar bashkëpunimin mes Francës, Gjermanisë dhe Polonisë në kuadër të atij që njihet si “Trekëndëshi i Vajmarit”. Ky organizëm, i krijuar në vitin 1991, për të ndihmuar integrimin e Polonisë në BE, ka gjetur një kauzë të re dhe me sa duket ka vendosur ta ndjekë atë. “DW” bën të ditur se tre ministrat e Jashtëm, Frank-|Walter Steinmeier, Laurent Fabius dhe Radosllav Sikorski “prezantuan ide të cilat do të mund të afrojnë fqinjët e BE-së në Bashkimin Evropian. Deklarata u drejtohet edhe të gjitha rajoneve fqinjësore, duke përfshirë edhe vendet e Afrikës së Veriut. Por në fokus në mënyrë të qartë ishte partneriteti me evropianët e vendeve lindore”. Më tej akoma “Për shkak se ritmi i afrimit me BE-në në të gjitha gjashtë vendet - Moldavi, Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji, Ukrainë dhe Bjellorusi - është shumë i ndryshëm, "Trekëndëshi i Vajmarit" dëshiron në të ardhmen "më shumë fleksibilitet" në BE”, citohet deklarata e takimit të tyre të fundit. E gjitha kjo në funksion të një politike të fqinjësisë së BE-së, ku Ukraina është momentalisht pika kryesore e vëmendjes. Përveç asistencës teknike, natyrosht që do të ketë edhe ndihma financiare. “Për politikën e fqinjësisë BE deri në vitin 2020 do të vërë në dispozicion më shumë se 15 miliardë euro”, shkruan “DW”, duke sinjalizuar se zgjerimi, si politikë që ka rezultuar me shumë pasiguri apo që ka qenë në varësi të një konsensusi të domosdoshëm nga të gjitha vendet anëtare, mund të plotësohet, apo edhe zëvendësoshet me politikën e fqinjësisë.

s.z    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.