PD-ja përkujton 2 prillin në Shkodër. Basha dhe Topalli “mbajnë larg” njëri-tjetrin gjatë ceremonisë

Postuar në 03 Prill, 2014 03:06

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për ceremonitë e zhvilluara dje nga përfaqësues të Partisë Deëmokratike në Shkodër me rastin e përkujtimit të ngjarjeve të 2 prillit 1991. Në këto ceremoni ka qenë i pranishëm kreui PD-së, Lulzim Basha, bashkë me deputetët e qarkut të Shkodrës, të cilët kanë vendosur kurora në lapidarin e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.  “Shekulli” shkruan për ftohtësinë që ka rënë në sy mes Bashës dhe ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ftohtësi e cila në të vërtetë ka mjaft kohë që përflitet. Ndërkohë për ngjarjet e 2 prilllit është prononcuar edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili fajësoi Sali Berishën për moszbardhjen e tyre.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kuje me det keta te vresin diten me diell dhe te bejne nderet sikur nuk ka ndollur asgje&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.