Lame shpjegon legalizimet. “Do të ketë të kënaqur, por do të ketë edhe të pakënaqur”

Postuar në 02 Prill, 2014 16:38

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka qenë sot në emisionin “Të bësh ekonomi” në Neës24. Ai ka folur gjerësisht për procesin e legalizimit duke shpjeguar hapat që do të ndërmerren. Si fillim, Lame ka kujtuar ligjin e vitit 2005 të qeverisë “Nano” të cilin mandej qeveria “Berisha” e la në sirtar. “270 mijë qytetarë të Republikës iu bindën shtetit shqiptar në vitin 2005, në kohën e qeverisë socialiste, që në kohën e kryeministrit Nano. PD pastaj i futi në sirtar kërkesat e tyre.Do ketë nga ata që mbeten të kënaqur, do ketë që do mbeten të pakënaqur dhe do e pësojnë dhe do mundohemi të jenë sa më pak këta”, ka thënë Lame. Por sa legalizohet, sa është sipërfaqja? Lame ka sjellë një shembull sqarues. “Ne kemi bërë një ndryshim deri ne 500 metra katrore, por jo më shumë sesa sipërfaqja që zë objektin e ndërtuar. Ne denoncuam disa raste, pasi ka raste të rnëda, ku ishin bërë legalizime te objekteve deri në 30 metra, dhe ishin legalizuar mbi trefishi i objektit. Ky rast u lokalizua në Shkodër, ku ishin legalizuar 900 metra katror të legalizuar. Pra, nuk legalizohen jo më shumë se 300 metra katrorë. Ndaj duhet parë se, a ka mundësi që në këtë objekt dhe parcelë, a ka mundësi të krijohet një parcelë tjetër e re”, ka shtuar ai. Ndërkohë banesat që janë ndërtuar në tokë-shtet pas vitit 2009 do të shemben. Një problem ka qenë edhe ai i legalizimit të shtesave të pallateve, për të cilin Lame ka dhënë përgjigje shteruese.

Në tërësi duket se qeveria e re ka një vullnet për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, i cili duhet thënë se ndoshta është rasti i vetëm në Europë, i cili merr këtë lloj drejtimi. Teknikisht qeveritë shqiptare nuk kanë bërë gjë tjetër veçse ia janë përshtatur, duke ligjëruar kaosin urban dhe demografik që pasoi rënien e regjimit të Enver Hoxhës. Si përherë me lirinë e lëvizjes u pranua shpartallimi i çdo rregulli dhe jo vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër, qeveria aktuale ka deklaruar se do të japë tapitë edhe për tokën e marrë me ligjin nr.7501, i cili jo vetëm është antikushtetues, por nga shumë analiza përfaqëson një akt asgjësues për zhvillimin e bujqësisë. Kjo pasi ndarja për frymë ka sjellë fragmentarizimin e tokës bujqësore në një shkallë që është i vështirë krijimi i fermave. Në këtë pikë duhet thënë se nëse shteti shqiptar do t’i përmbahej parimeve të pronës private që konstituoojnë këtë sistem që predikohet në letra, është e qartë që edhe legalizimi i ndërtesave informale nuk do të kryhej kështu. Kështu askush nuk kujton se banorët që sot marrin tapitë e shtëpive të reja, vijnë nga zonat rurale, ku me siguri, një pjesë e madhe kanë përfituar tokë nga ligji nr. 7501. Pra kemi të bëjmë me një kategori që trajtohet si pronar, në mënyrë të dyfishtë nga shteti. Ndaj ndoshta do të ishte e ndershme që pjesa që sot përfiton nga legalizimi, t’i llogaritej një zbritje, duke bërë indeksimin e vlerës analoge, nga trualli i përfituar në vendin e origjinës, në mënyrë që edhe të krijohet një fond rezervë, por edhe të vihet barazi para ligjit. Me amnisti veproi edhe Fatos Nano, kur fali faturat e energjisë elektrike, duke bërë sikur harroi se një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve i kishin paguar ato, edhe kur dritat vinin vetëm dy orë në ditë. Me amnisti veproi edhe Sali Berisha, që pastaj u pendoua në Facebook. Duket se nuk ndahet nga kjo mendësi as kryeministri aktual, kur shkon në Itali dhe premton kontrata qiradhënieje për investitorët italianë me 1 euro, por duke shtuar “Përjetësisht”, a thua se përjetësisht është një mandat. Ndaj pa mëdyshje mund të thuhet se këto praktika, origjinale, megjithë mend i japin kuptimin e duhur asaj shprehjes së njohur: “Lum kush të rrojë, që ta shojë Zonjë”.

s.z 

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>&nbsp;A i kane shpjeguar ketij Lame filozofit se toka e tjetrit nuk tregtohet si ti doje qejfi shtetit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.