Kontrolli mjekësor bazë do të jetë falas për personat mes 40-50 vjeç. Të dhënat do të shkojnë për përpilimin e një regjistri kombëtar

Postuar në 02 Prill, 2014 12:31

Qeveria ka miratuar sot vendimin për kontrollin mjekësor bazë të personat mes moshës 40-50 vjeç. Lista e kontrollit mjekësor përfshin në terma të thjeshtë analiza falas për tensionin arterial, aktivitetin e zemrës, formulën e gjakut dhe gliceminë. Nga ana tjetër përfshihet në këtë program edhe vlerësimi apo këshillimi për faktorët e stilit të jetës. Por pjesa ndoshta më e rëndësishme e këtij vendimi është se informacioni i gjeneruar nga programi i kontrollit mjekësor bazë “përbën regjistrin kombëtar të kontrollit mjekësor bazë” administirmi i të cilit rregullohet me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë. Është ndoshta hera e parë në këto 23-vjet që parashikohet një “fotografim” i shëndetit bazë të moshës së mesme të popullsisë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.