FMN-ja kërkon rikthimin e taksës së udhëtimit. Ekspertët: Aplikohet vetëm nëse nuk mblidhen të ardhurat nga tatimet dhe doganat

“VizionPlus” shkruan se FMN-ja ka propozuar rikthimin e taksës së udhëtimit pë rata qytetarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë. Ndonëse qeveria ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, janë ekspertët ata që shprehen në anonimat se “nëse nuk arrihet që të realizohen të ardhurat nga ana e tatimeve dhe doganave, kjo mbetet e vetmja rrugë”. Nëse veprohet kështu, taksa e udhëtimit, e vjelur në këtë formë dhe nën këto kushte është thjesht një gjobë që shteti e vendos në “kryqëzimin” e Shqipërisë me botën. Interesant është edhe fakti se në botë janë vetëm 18 vende që e aplikojnë këtë taksë.
Më shumë në: http://vizionplus.al/rikthehet-taksa-e-udhetimit/
s.z
Add new comment