Qeveria ndan fondet për 4 bashkësitë fetare në Shqipëri

Postuar në 02 Prill, 2014 10:47

Bashkësitë fetare në vend do të përfitojnë brenda muajit prill mbështetjen buxhetore në masën 108.9 milion lekë. Qeveria ka miratuar vendimin nga i cili përfitojnë 4 bashkësi fetare në vend. Referuar vendimit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31.4 milion lekë ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25.8 milion lekë.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25.8 milion lekë ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25.7 milion lekë nga të cilat 15 milion lekë do të përdoren për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit). 

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.