Selia blu denoncon: Nëndrejtor spitali, i dënuar nga gjykata për falsifikim diplome

PD ka gjetur një tjetër emërim problematik të mazhorancës së majtë në institucionet shtetërore. Fjala është për emërimin e një nëndrejtori ekonomik në Spitalin Rajonal të Tropojës. Sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, personi i sapoemëruar është dënuar për falsifikim diplome. “Në nëntor të vitit të kaluar, Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë. Kemi këtu vendimin e gjykatës, madje edhe urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës falso, në zbatim të vendimit të gjykatës. Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës”, denoncoi Vorpsi para mediave. Ndërkohë që pritet prononcimi i palës tjetër, një pyetje mund të shtrohet: Nëndrejtorit nuk i është dashur diploma për këtë detyrë, apo ka gjetur një tjetër?
a.k
Comments
Ha ha ha keto jane bere per
<p>Ha ha ha keto jane bere per gjynah...nuk dine me me se te merren nuk kane asnje gje sepse krimet dhe vrasjet, vjedhjet dhe korrupsionin gjigand i kane bere vete.</p>
Add new comment