Arkiv-Lajme

Vuçiç në hall, BE kërkon sanksione kundër Rusisë

Postuar në 29 Mars, 2014 09:36

Vendet perëndimore po i kërkojnë kryeministrit të ardhshëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të krizës në Krime, shkruan gazeta serbe “Večernje Novosti”.

“Veçanërisht, qeverisë serbe i kërkohet t’i bashkohet qëndrimit publik të Brukselit dhe Uashingtonit si dhe të mbështesë masat konkrete të BE-së he Amerikës kundër Rusisë”, shkruan gazeta.

Lubonja: Meta, njeriu më i fuqishëm që mund të kthehet në më të urryerin

Postuar në 29 Mars, 2014 07:40

Në një analizë të publikuar në gazetën “Panorama”, Fatos Lubonja duke komentuar festimin e bujshëm të përvjetorit të 45-të të Ilir Metës thekson se, “Ilir Meta mund të quhet sot për sot edhe njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë” me sistemin që kemi ngritur.

Bashkëshortja e Michael Schumacher ndërton ‘spital’ 10 mln paund

Postuar në 29 Mars, 2014 07:19

Bashkëshortja e Michael Schumacher besohet se ka shpenzuar 10 milionë paund në një dhomë në shtëpinë e tyre, në mënyrë që kampioni i F1 të largohet nga spitali.

Ky veprim i dëshpëruar i saj vjen pasi doktorët i tremben të ardhmes së Schumacher-it. Corinna thotë se dëshiron që bashkëshorti i saj të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht se mjekët thonë se ai nuk mund të zgjohet kurrë.

Dhoma e përshtatshme që do të mbajë gjallë Schumacher është krijuar në shtëpinë e madhe të tyre në Liqenin e Gjenevës në Zvicër, raporton “The Sun”.

Komediani amerikan: Të ndryshojmë emrin që t'ia kalojmë Shqipërisë

Postuar në 29 Mars, 2014 06:16

Stephen Colbert, një shkrimtar satirik, komedian dhe prezantues televiziv në emisionin e fundit të “Comedy Central, The Colbert Report” (versioni shqip “6 ditë pa Ermal Mamaqin), thotë se Amerika po humb lavdinë.

Ai thotë se edhe Shqipëria po ia kalon në rendin alfabetik dhe për këtë propozon ndryshimin e emrit.

“Jemi në një kapitull të errët të historisë amerikane. Suedia po na mund në arsim, Kina po na mund në ekonomi dhe Shqipëria po na mund në renditjen alfabetike. Më duhet ta them përsëri, duhet të ndyshojmë emrin tonë në 1_Aaaamerika.”

Teodor Laço: '67-ta, një nga vitet më të errëta të historisë komuniste

Postuar në 29 Mars, 2014 05:23

Teodor Laço thotë se viti ‘67 ka qenë nga vitet më të errëta të historisë komuniste. “Në ’67-ën nisi lufta ndaj besimit fetar. Nisi si një iniciativë e rinisë se një shkolle të Durrësit, që më pas u përhap në gjithë Shqipërinë.”

“Për mua gjithçka ndodhi ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez. Nuk mund të thuhet se revolucioni kulturor kinez ishte një nga tablotë më të zeza dhe më absurde që u zbatua pikë për pikë në Shqipëria, por disa karakteristika të tij u infektuan edhe në shoqërinë shqiptare”, shprehet Laço.

Grida Duma: Në PD nuk ka dy rryma

Postuar në 29 Mars, 2014 05:06

Ish-zv.ministrja e Integrimit, Grida Duma thotë se brenda Partisë Demokratike nuk ka dy rryma, por ka vetëm zëra kundër. Grida në përgjigjen e dhënë për gazetën “Mapo”, jep një shpjegim teorik për këtë.

Çifti kryeministror pret një fëmijë

Postuar në 29 Mars, 2014 04:52

Edi Rama dhe Linda Rama presin një fëmijë, pas tre vjet e gjysmë martesë. Lajmi konfirmohet nga “Shqiptarja.com”.

Ky lajm lidhet drejtpërdrejtë me “ngjarjen” e ndodhur ceremonisë për pavarësinë e Kosovës të mbajtur në Tiranë, ku fillimisht u fol për largim të parakohshëm të Ramës ngatakimi.

Por, më pas u sqarua se çfiti Rama kishte dalë në ambientet e jashtme për shkak se Linda Rama nuk ndihej mirë.

Fakte të tmerrshme: 71 nga 85 emërimet e Topallit janë të paligjshme

Postuar në 29 Mars, 2014 04:27

Gjatë kohës që Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli (2006-2013) nga 85 emërime të kryera në këtë institucion 71 prej tyre rezultojnë në shkelje të ligjit.

Arsyetimi paralel që shoqëron raportin vjetor të mbikëqyrjes së kryer nga Komisioni i Shërbimit Civil në administratën e Kuvendit të Shqipërisë, ka arritur në konkluzionin se në periudhën 2006-2013, kur ky institucion drejtohej nga Jozefina Topalli, nga 85 emërimet e kryera, 71 prej tyre apo 84% kanë qenë të paligjshme.

Nano në Jamais Vu: Ahmeti më kërkoi ftesë zyrtare për të justifikuar kostot e udhëtimit Prishtinë-Tiranë

Postuar në 29 Mars, 2014 04:15

Mbrëmë, në programin Jamais Vu të Mustafa Nanos, ky i fundit, duke mbyllur programin ku kish ftuar Shpend Ahmetin, kreun e bashkisë së Prishtinës, foli për një ftesë zyrtare që i kishin kërkuar nga Prishtina. “Është hera e parë që më ndodh që një i ftuar më kërkon një ftesë zyrtare, me firmë, vulë e me logon e institucionit të televizionit.

Një gazetare italiane shpjegon atë që ndodh në televizionet shqiptare, “imitim i atyre italiane”

Postuar në 29 Mars, 2014 03:59

Elena Martelli ka shkruar në Il Venerdi di Repubblica një reportazh mbi televizonet shqiptare, duke marrë shkas nga televizioni Agon Channel që financohet nga një italian, Francesco Beccheti, 47 vjeç, biznesmen në lëmin e energjisë së rinovueshme, kushëri, më saktë “djali i vëllait të gruas” të Manlio Cerroni-t (pronar i një kompanie të industrisë së hedhurinave në Malagrotta, tanimë i arrestuar). Thotë se ka hedhur 15 milionë euro deri tani në këtë televizion. Dhe i ka mbushur mendjen vetes se në Shqipëri ziejnë nga xhelozia për atë që ka bërë. “Më urrejnë”, thotë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme