Komediani amerikan: Të ndryshojmë emrin që t'ia kalojmë Shqipërisë

Stephen Colbert, një shkrimtar satirik, komedian dhe prezantues televiziv në emisionin e fundit të “Comedy Central, The Colbert Report” (versioni shqip “6 ditë pa Ermal Mamaqin), thotë se Amerika po humb lavdinë.
Ai thotë se edhe Shqipëria po ia kalon në rendin alfabetik dhe për këtë propozon ndryshimin e emrit.
“Jemi në një kapitull të errët të historisë amerikane. Suedia po na mund në arsim, Kina po na mund në ekonomi dhe Shqipëria po na mund në renditjen alfabetike. Më duhet ta them përsëri, duhet të ndyshojmë emrin tonë në 1_Aaaamerika.”
Kjo nuk është hera e parë që Colbert bën pjesë të satirave të tij Shqipërinë. Një prej tyre ka qenë dhe trajtimi i vizitës së presidentit Bush në vendin tonë.
http://thecolbertreport.cc.com/videos/0mfj7w/3-26-14-in--60-seconds
S.S
Comments
Ky eshte inteligjent ,por ka
<p>Ky eshte inteligjent ,por ka humor te dobet Ata qe jane humorista te medhenj nuk merren me popujt e vegjel se tregon dobesi karakteri PSh kur erdhi Bushi ne Shqiperi dhe ne lidhje me ate genjshtren qe botuan gazetaret shqitpar qe jane ne sherbim te politkes greke, per te ulur efektin pozitiv qe pati per Shqiperine ajo vizite ,vetem nja dy humoriste qesharake e permenden sepse ata nuk kane material per humor......Ndersa humoristet e vertete si David Letterman Jay Leno, Bill Mehr etj nuk mereshin me keto pislleqe, se nuk e ulin veten</p>
Ja dhe komentuesit siper me
<p>Ja dhe komentuesit siper me komplekse inferioriteti. Kur fillo dhe analizo humorin, per vertetesi dhe "drejtesi" do te thote qe nuk e kupto se cfar eshte humori, ose e konsidero veten aq te brishte saqe edhe nje shaka te ofendo". Humor bohet me ekzagjerime, nuk bohet duke pohuar te verteten.<br /><br />Po skeni faj ju, fajin e ka media qe sa her qe permendet "Shqiperia" jash vendit, perben lajm.</p>
Add new comment