Një gazetare italiane shpjegon atë që ndodh në televizionet shqiptare, “imitim i atyre italiane”

Postuar në 29 Mars, 2014 03:59

Elena Martelli ka shkruar në Il Venerdi di Repubblica një reportazh mbi televizonet shqiptare, duke marrë shkas nga televizioni Agon Channel që financohet nga një italian, Francesco Beccheti, 47 vjeç, biznesmen në lëmin e energjisë së rinovueshme, kushëri, më saktë “djali i vëllait të gruas” të Manlio Cerroni-t (pronar i një kompanie të industrisë së hedhurinave në Malagrotta, tanimë i arrestuar). Thotë se ka hedhur 15 milionë euro deri tani në këtë televizion. Dhe i ka mbushur mendjen vetes se në Shqipëri ziejnë nga xhelozia për atë që ka bërë. “Më urrejnë”, thotë.

Gazetares duket se i ka bërë shumë përshtypje një si spitullim i atyre që punojnë në Agon Channel. Lihet të kuptohet se këta të fundit jetojnë me idenë se po bëjnë punë të mëdha dhe se janë më të mirët. Alessio Vinci, gazetari i njohur italian, pretendon se është bërë shumë i njohur edhe në Shqipëri falë programit të vet të montuar e regjistruar pranë Ardenos. Dhe në fund ia këput shpirtin me një dramë të tijën personale: Punoj shumë, por pastaj vjen mbrëmja, dhe unë jam vetëm, nuk kam miq, nuk kam jetë sociale.

Janë të shumtë italianët që Elena Martelli takon në Tiranë, të cilët i sheh si provë e brain-drain-it italian. Dhe italianët e Tiranës janë të kënaqur që kanë zbarkuar në këto brigje, ku gjërat po ecin mirë, ku nuk ka burokraci, ku “nëse të duhet një copë dhogë, ta sjellin sa të hapësh e të mbyllësh sytë (në Itali të lipsen dy ditë për ta gjetur atë dhogë, thotë një skenograf i ardhur nga përtej Adriatikut)” e ku gjërat në TV bëhen me kosto të vogël.

Janë të shumë dhe personazhet shqiptare të reportazhit, të cilët po ashtu i gjen të eksituar për atë që bëjnë, duke filluar me Skerdi Drenovën e Top-it, me regjizorin Robert Budina që flet për TVSH-në, me shqiptarët të gjithë nën dyzet vjeçarë që, sipas saj, nuk kanë lënë program e model italian pa imituar, me Sonila Meçon që “i bën të qajnë prej sikletit ministrat e ftuar në studio”, me Kledi Kadiun që gjithashtu është duke bërë një program në Agon Channel, dhe me Adi Krastën, të cilin gazetarja e quan ‘Il Fazio d’Albania”, duke iu referuar imitimit të studios së programit “Che tempo che fá” në RAI 3. “Krasta është si Bonolis në Itali, hokatar dhe inteligjent, por … gojët e liga thonë se është një yll në rënie, e prandaj ka shkuar në Agon Channel”, thotë. Por Krasta vetë, ndonëse e pranon se studio kanë ngjashmëri me programin e Fazio-s, duket disi i lënduar nga krahasimi me të. “Me gjithë respektin që kam për Fazio-n, modelet e mija janë Johnny Carson e Jonathan Ross”, saktëson Krasta, si për të refuzuar idenë se TV-të italiane janë pikë referimi e TV-ve shqiptare.

Etj, etj, etj. Të gjitha këto, e shumë më tepër se sa kaq mund t’i gjeni në linkun në gjuhën italiane http://www.ufficiostampa.rai.it/aree/sipra/sipra_odierna.pdf

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Gazetares duket se i ka bërë shumë përshtypje një si spitullim i atyre që punojnë në Agon Channel. Lihet të kuptohet se këta të fundit jetojnë me idenë se po bëjnë punë të mëdha dhe se janë më të mirët.

Gazetarja Elena Martelli ka kapur thelbin e atmosferes ne kete televizion.  Agon Channel  duket si kopja akoma me e  shemtuar e stilit te televizioneve te Berlusconi-t.

Submitted by kroi (not verified) on

Elena Martelli nuk permend gjekundi spitullim  e te tjera gjera thote por duhet lexuar ne origjinal - jo sic ja do zemra shqiperuesit

Submitted by kroi (not verified) on

Martelli nuk permend gjekundi spitullim dhe te tjera gjera thote por duhet lexuar  ne origjinal  - jo  ne shqiperimin e  si i do  zemra perkthyesit. :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.