Grida Duma: Në PD nuk ka dy rryma

Postuar në 29 Mars, 2014 05:06

Ish-zv.ministrja e Integrimit, Grida Duma thotë se brenda Partisë Demokratike nuk ka dy rryma, por ka vetëm zëra kundër. Grida në përgjigjen e dhënë për gazetën “Mapo”, jep një shpjegim teorik për këtë.

“Eksponentët nuk janë rryma. Eksponentët janë individë që nëpërmjet opinionit ndryshe kërkojnë të identifikohen si aktorë politikë të rëndësishëm, dhe kjo është e mirë. Por që eksponentët të kthehen në rryma, kjo kërkon më shumë se thjesht opinione të ndryshme, kërkon një platformë të ndryshme mbi disa çështje themelore që tejkalojnë pozicionimet individuale. Të tillë platformë të tillë organizimi unë nuk e lexoj në PD. Nuk ka rryma, eksponentë ndoshta, por rryma jo”, shprehet ajo.

Lidhur me kërkesën e Kryeministrit, Edi Rama për t’u takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, që është edhe kryefjala e intervistës, Duma thekson se, “takimi nuk mund të ishte i dobishëm kur nuk u kërkua për dobi.”

http://mapo.al/2014/03/29/grida-duma-nuk-ka-rryma-ne-pd-eksp...

S.S

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>po sa?</p><p>&nbsp;</p><p>apo, ne PD s&#39;ka rryme...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.