Fakte të tmerrshme: 71 nga 85 emërimet e Topallit janë të paligjshme

Gjatë kohës që Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli (2006-2013) nga 85 emërime të kryera në këtë institucion 71 prej tyre rezultojnë në shkelje të ligjit.
Arsyetimi paralel që shoqëron raportin vjetor të mbikëqyrjes së kryer nga Komisioni i Shërbimit Civil në administratën e Kuvendit të Shqipërisë, ka arritur në konkluzionin se në periudhën 2006-2013, kur ky institucion drejtohej nga Jozefina Topalli, nga 85 emërimet e kryera, 71 prej tyre apo 84% kanë qenë të paligjshme.
"Në disa raste për të plotësuar numrin në konkurse kanë marrë pjesë punonjës të brendshëm. Janë marrë në punë disa punonjës me vlerësime minimale me 50 pikë, ç'ka tregon se nuk ka patur interes pasi fituesi ka qenë i paravendor. Në të gjitha rastet ka fituar punonjësi ekzistues i marrë në punë me kontratë", - thuhet në raportin e publikuar nga “Gazeta Shqiptare”.
"Me veprimet e kryera është vënë në diskutim procesi i pranimit dhe janë shkelur parimet e barazisë në punë dhe kriteret e meritokracisë", shprehet anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil, Shahin Bistri.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kshc-kuvend-nga-85-em...
S.S
Comments
Sa me shpejte qe te jete e
<p>Sa me shpejte qe te jete e mundur tek 7 penxheret e Misirit per te keqiat qe ikane bere ketije vendi</p>
Add new comment