Nano në Jamais Vu: Ahmeti më kërkoi ftesë zyrtare për të justifikuar kostot e udhëtimit Prishtinë-Tiranë

Mbrëmë, në programin Jamais Vu të Mustafa Nanos, ky i fundit, duke mbyllur programin ku kish ftuar Shpend Ahmetin, kreun e bashkisë së Prishtinës, foli për një ftesë zyrtare që i kishin kërkuar nga Prishtina. “Është hera e parë që më ndodh që një i ftuar më kërkon një ftesë zyrtare, me firmë, vulë e me logon e institucionit të televizionit. Asistentja e Shpend Ahmetit më ka kërkuar me këmbëngulje për disa ditë rresht që këtë ftesë t’ia dërgoja via email, dhe la të kuptonte se këtë kërkesë e donin për të justifikuar shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit të Ahmetit”, tha Nano, duke marrë dhe miratimin e Ahmetit të ulur përballë tij në studion e Ora Neës-it.
Krahasuar me atë që bëjnë pushtetarë të tjerë këtyre anëve, ky është një gjest që përbën një risi absolute.
Re.Pu.
Add new comment