Teodor Laço: '67-ta, një nga vitet më të errëta të historisë komuniste

Postuar në 29 Mars, 2014 05:23

Teodor Laço thotë se viti ‘67 ka qenë nga vitet më të errëta të historisë komuniste. “Në ’67-ën nisi lufta ndaj besimit fetar. Nisi si një iniciativë e rinisë se një shkolle të Durrësit, që më pas u përhap në gjithë Shqipërinë.”

“Për mua gjithçka ndodhi ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez. Nuk mund të thuhet se revolucioni kulturor kinez ishte një nga tablotë më të zeza dhe më absurde që u zbatua pikë për pikë në Shqipëria, por disa karakteristika të tij u infektuan edhe në shoqërinë shqiptare”, shprehet Laço.

Më tej shkrimtari flet dhe për stendën e fletërrufeve. “Në Tiranë, në vendin ku sot është lulishtja para Bankës së Shqipërisë, ishte e vendosur një stendë super e madhe ku publikoheshin fletërrufe. Aty mund të lexoje fletërrufe për të bërë humor sepse shkruheshin nga analfabetë, por lexoje dhe fletërrufe të cilat shkruheshin nga intelektualë kundër intelektualëve. Sot mund të duket komike, por në të vërtetë ishte me pasoja shumë dramatike.” 

http://mapo.al/2014/03/29/teodor-laco-vitin-67-rrefej-persek...

S.S

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Ja po shikojme tani besimin fetar qe po na shkateron njerezit tane duke i kthyer ne ushtare te islamit ......</p><p>&nbsp;</p><p>Besimi fetar te ne isht enje fatkeqsi deh Enveri beri shume mire qe e ndaloi se &nbsp;ne kmi besim &nbsp;fetar si arabet dhe ai besim fetar te shkateron jeten ....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.