Lubonja: Meta, njeriu më i fuqishëm që mund të kthehet në më të urryerin

Postuar në 29 Mars, 2014 07:40

Në një analizë të publikuar në gazetën “Panorama”, Fatos Lubonja duke komentuar festimin e bujshëm të përvjetorit të 45-të të Ilir Metës thekson se, “Ilir Meta mund të quhet sot për sot edhe njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë” me sistemin që kemi ngritur.

“...festa fare mirë mund të përdoret për të mikluar vanitetin, e njëherësh, të ndihmojë në lojën e pushtetit; në rastin e Metës, pra, për të “bashkuar” sa më shumë njerëz në rrethin e tij. E vura në thonjëza fjalën bashkim pasi me të dua të shpreh ato kuptime të shumta të atyre nuancave “soft” apo “hard” të punës së Ilirit për të bërë sa më shumë njerëz për vete dhe që qëndron në bazën e suksesit të partisë së tij”, shkruan Lubonja, në analizën me titull “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”.

“Ditëlindja e tij për mua tregoi se ai është shtylla e sistemit që kemi ngritur, ku, siç e kam shkruar edhe herë tjetër, me “sistemin” kam parasysh dy anë të së njëjtës medalje: mënyrën se si funksionon oktapodi shumëkëmbësh i pushtetit politik, ekonomik, mediatik, gjyqësor në Shqipëri, dhe elitën që lëviz tentakulat e këtij oktapodi.”

Pasi analizon ‘forcën e Metës’, Lubonja shton se, “paradoksalisht, Ilir Meta është edhe njeriu më i dobët i Shqipërisë pikërisht pasi është njeriu më i forte”.

“Po të dëgjosh se ç’thuhet në prapaskenë për Ilirin, që sot për sot në skenë nuk e godet thuajse askush, do të dëgjosh një muzikë krejt tjetër nga ajo e ditëlindjes”, shkruan Lubonja pasi sipas tij PD e konsideron shkakun e humbjes, ndërsa PS e konsideron “prehër” me të cilin duhej bashkuar për të rrëzuar Berishën, e që përsëri po bëhet pengesë për të realizuar premtimet.

Lubonja e mbyll shkrim duke thënë se, “as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, sikurse as Ilir Meta e festexhinjtë e ditëlindjes së tij nuk kanë interes të bjerë sistemi”, por “ky sistem nuk mund të qëndrojë dot gjatë më këmbë kështu siç është ndërtuar, pasi këta e kanë ndërtuar shumë, shumë keq, edhe kundër interesave të tyre afatgjata. E në momentin që do të bjerë, të gjithë do të turren, me të drejtë apo pa të drejtë, kundër Ilir Metës si shtylla e urryer e sistemit. Ja kjo është hija e dobësisë që e ndjek hap pas hapi Ilirin në maratonën e tij drejt Presidencës”.

http://www.panorama.com.al/2014/03/29/ilir-meta-si-shtylle-e...

S.S

 

Comments

Submitted by Animus (not verified) on

Çudi që Nano e Lubonja Kane zgjedhur te njejten teme "Hartimi" kete jave....

Jam dakort me Lubonjen ne kete rast por me duket se fundi I esse-s tingëllon me teper si nje deshire e autorit sesa nje mundesi reale - pra ndryshimet i sistemit politik duke e zene Meten brenda (dhe gjithe te tjeret) si gjoja shtylla e sistemit. Në fakt nese behet fjale per shtylle te sistemit ne keto 24 vjet - kjo I takon veç harbutit nga Viçidoli . Meta ka kuptuar me mire se te tjeret mundesine e perfitimit maksimal nga ky sistem (me sa me pak/Ose aspak humbje)
Kjo (pra shkermoqja e sistemit) nuk duket te kete gjasa te ndodhe edhe per shumë..shume...shumë kohë pasi edhe pse shumica (e diskutueshme kjo) e shqiptareve nuk mund ta" tolerojne" Brenda vetes kete shprehje arrogante te luksit e pasurimit kriminal te gjoja-elitave tona politike - kjo shumice "e heshtur" shqiptaresh/votuesish nuk kane mberritur ende ne nivelin e ndergjegjezimit dhe ca me pak vete-organizimit civil e poltik per te ndryshuar sistemin. Shumica e shqiptareve madje frigohen me te drejte se mund te bien perseri viktime e psikopatise (Berishës) se rradhes....
Lubonja ben mire qe I bie fyellit ne te njejten vrime - por perveç deshires (adoleshentare) dhe inatit personal per ndryshim elitash politike e intelektuale (ku padyshim Lubonja e sheh veten diku ne krye te njeres apo tjetres) nuk duket se afron as alternative ideore e ca me pak praktike sesi ky ndryshim duhet te ndodhe.
Lubonja besoj e di fort mire dhe e kupton se te tilla ndryshime kerkojne kohe dhe gradualitet brezash - kryesisht ne sensin e emancipimit te shoqerise shqiptare pertej individualizmit oriental e botekuptimit feudal-patriarkal te botes perreth/shoqerise dhe famijes.
Ne kuadrin e te qenit me "konstruktiv" Lubonja madje duhej te ishte edhe promotori I nje levizjeje madhore kulturale te shoqerise shqiptare dhe veçanerisht edukimit real e sa me te mire te brezit te ri sipas modelit me te mire europian/ anglosakson - pasi shanci yne i vetem si Komb me duket se eshte pikerisht tek Brezhnev i ri qe duhet te edukohet pa komplekset e eterve dhe brezave para tyre dhe ca me shume pa komplekset se vijne nga nje vend I Vogel, I prapambetur dhe mesjetar/oriental. Investimi I fuqishem ne edukimn, formimin dhe kulturen evropiane te ketij brezi - duke filluar qe me edukimin e nënave e baballareve te rinj, ne ngritjen ne nivel te larte te perkujdesjes per shendetin primar per moshat 0-5, te edukimit ne çerdhe, kopshte e me tej ate primar, sekondar, universitar-pasuniversitar e gjithe shkencor - sipas parametrave me te mira europiane (shih ketu modelin Finlandez p.sh.) ... - kjo sipas meje eshte rruga "me e shkurter" dhe me e sigurt per ta ri-bere/rilindur Shqiperine ... Per se mbari tashme

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Lubonja ka te drejte eshte politikani me i pa skrupullt qe ka nxjere politika shqipetare dhe me delenxhi te tille nuk mund te behet reforme</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.