Arkiv-Lajme
Nikollë Lesi kundër Lubonjës: Meta nuk është shtylla e sistemit por balanca e tij
Në një analizë të publikuar nje ditë më parë në gazetën “Panorama”, analisti Fatos Lubonja e cilësoi kreun e LSI-së dhe të Parlamentit Ilir Meta si “njeriun më të fuqishëm i Shqipërisë”. Kjo fuqi e Metës, sipas Lubonjës vjen për shkak të sistemit të ngritur, që nëse bie, rrezikon ta kthejë atë në njeriun më të urryer të tij.
Tivari, varri më i madh masiv i shqiptarëve. Sot 69 vjetori i masakrës
Sot bëhen 69 vjet nga masakra më e madhe që u bë ndaj shqiptarëve. Vitin 1945, do të kujtohet edhe për shumë vite të tjera edhe pse institucionet e kanë harruar këtë ngjarje.Totalitarizmi që përfshiu Evropën në shekullin e kaluar ka lenë gjurmë të thellë e të paharrueshme në kujtesën e njerëzimit. Gazeta “Express” e Kosovës sjell një historik të shkurtër rreth kësaj ngjarje:
Tivari, varri më i madh masiv i shqiptarëve
Akrepat 60 min para. Efektet që sjell ndryshimi i orës
Ditën e sotme akrepat e orës duhet t'i çojmë 60 minuta para. Kështu duke filluar nga sot, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm. Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit. Me rikthimin e orës ligjore, deri më 25 Tetor 2014, do të kemi një orë më shumë dritë. Ditën e sotme p.sh, dielli do të perëndojë rreth orës 18:30, por falë hyrjes në fuqi të orës ligjore perëndimi do të jetë në 19:30.
Akademikët i përgjigjen Rexhep Qoses: “Nuk të kemi pyetur e as nuk të pyesim për Fjalorin”
Nuk e kanë pyetur as nuk do të pyesin Rexhep Qosen për Fjalorin Encikolopedik të Kosovës. Kjo ka qënë përgjigjia e dhënë nga akademikët e Kosovës për letrën e Rexhep Qoses i cili e kishte dërguar atë në administratën e Akademisë. Në këtë letër Rexhep Qosja kërkonte të mos përfshihet emri i tij në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Përgjigjia ka ardhur nga Mehmet Kaja i cili është kryeredaktori i fjalorit.
Ahmeti në 'Jamais Vu': "Me Kurtin jam ok; Thaçi është dinak; Haradinaj është naiv"
Kreu i bashkisë së Prishtinës (komunës, thonë prishtinasit), Shpend Ahmeti ka qenë të premten në mbrëmje në programin ‘Jamais’ Vu të Mustafa Nanos, në Ora News, për gati 90 minuta. Ai pati rast të fliste 360 gradë mbi rolin e tij si politikan e si drejtues komunal, dhe ra në sy shpjegimi që ai i bëri marrëdhënies që ai vetë ka me të parin e Lëvizjes ‘Vetëvendosja’, Albin Kurtin.
Andon Mëhillaj dhe Julian Sinanaj në prokurori dëshmojnë kundër njëri-tjetrit
"Me Julian Sinanaj jam njohur rastësisht në lokalin e dajës tim në zonën e Orikumit, ku ai vinte shpesh.Aty nisi edhe komunikimi im me të dhe ai u vetëofrua për të më zgjidhur problemin me Sokol Veizajn”. Ky ka qënë rrëfimi i Andon Mëhillajt gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda. 38-vjeçari Andon Mëhillaj dyshohet se ka qënë punëdhënësi kryesor i Julian Sinanajt serialit killer të arrestuar disa muaj më parë. Mëhillaj saktëson për prokurorët se ai personalisht nuk i ka kërkuar Sinanajt eleminimin fizik të peshkatarit nga Orikumi.
Matteo Renzi nxjerr në shitje makinat e zyrtarëve
Qeveria e re italiane ka nxjerrë në shitje mijëra makina të zyrtarëve, në një ankand në eBay.
Ofertat për makinat në shitje do të pranohen deri më 16 prill. “La Repubblica”, raporton se do të shiten rreth 1500 makina të cilat nuk janë të nevojshme.
Mes 151 makinave të parë të nxjerr në shitje janë edhe disa modele luksoze. Një Maserati me fuqi të lartë motorike e Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa Jaguar.
Der Spiegel: NSA mori urdhër gjykate për të spiunuar Angela Merkel
NSA-ja ka kërkuar të krijojë një database special të përgjimit të kancelares gjermane, Angela Merkel. Gazeta gjermane “Der Spiegel”, ngre pikëpyetjen nëse është ky momenti për të hapur një hetim zyrtar për spiunazh. NSA ka monitoruar telefonin e kancelares si dhe ka përgjuar dhe miliona qytetarë gjermanë.
“Der Spiegel” thotë se NSA ka marrë dhe një urdhër gjykata për të spiunuar Merkelin.Sipas dokumentit, FISA, gjykata special përgjegjëse për kërkesat e agjencisë inteligjente, i ka dhënë autorizim NSA-së për të monitoruar “Gjermaninë: më 7 mars të vitit 2013.
Mediat turke gjejnë "paqe shpirtërore", Erdogan mungon për shkak të zërit fals
Sot Turqia është në heshtje zgjedhore pasi nesër mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal. Por, ditë e djeshme që ishte edhe dita përmbyllëse e fushatës, kryeministri Recep Tayyip Erdogan nuk ka mundur ta shfrytëzojë. Kjo për shkak të problemeve me zërin.
Agjencia e lajmeve “Anatolia”, raporton se Erdogan do të pushojnë në shtëpinë e tij në Stamboll. Gjithashtu ai ka anuluar edhe një intervistë që ishte programuar në orët e vona të datës 27 mars, pasi doktorët i rekomanduan që të mos dëmtonte kordat e zërit.
Reagimi ‘i përulur’ i MPJ-së për vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi
Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar përmes ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën, pas vdekjes së një të burgosuri shqiptar nga dhuna.