Vuçiç në hall, BE kërkon sanksione kundër Rusisë

Vendet perëndimore po i kërkojnë kryeministrit të ardhshëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të krizës në Krime, shkruan gazeta serbe “Večernje Novosti”.
“Veçanërisht, qeverisë serbe i kërkohet t’i bashkohet qëndrimit publik të Brukselit dhe Uashingtonit si dhe të mbështesë masat konkrete të BE-së he Amerikës kundër Rusisë”, shkruan gazeta.
Në shkrim thuhet se “kulmi i presionit diplomatik” do të arrijë më 31 mars, kur Vuçiç dhe Daçiç do të jenë në Bruksel për takimin e radhës të dialogut me Kosovën, ku do të takohet me Catherine Ashton.
Gazeta raporton se diplomatët perëndimore nuk kërkojnë një qëndrim si të një Lufte të dytë të Ftohtë mes lindjes dhe perëndimit.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka deklaruar në Vjenë se Beogradi do të vazhdojë të mbajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Moskën.
Në këtë linjë dhe ministri i Jashtëm. Ivan Mërkiç në një reagim për gazetën “Večernje Novosti” thotë se, Serbia nuk do të ndërmarrë hapa armiqësore kundër Rusisë dhe këtë e kupton çdo qytetarë i Serbisë.
S.S
Add new comment