Andon Mëhillaj dhe Julian Sinanaj në prokurori dëshmojnë kundër njëri-tjetrit

Postuar në 29 Mars, 2014 16:02

"Me Julian Sinanaj jam njohur rastësisht në lokalin e dajës tim në zonën e Orikumit, ku ai vinte shpesh.Aty nisi edhe komunikimi im me të dhe ai u vetëofrua për të më zgjidhur problemin me Sokol Veizajn”. Ky ka qënë rrëfimi i Andon Mëhillajt gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda. 38-vjeçari Andon Mëhillaj dyshohet se ka qënë punëdhënësi kryesor i Julian Sinanajt serialit killer të arrestuar disa muaj më parë. Mëhillaj saktëson për prokurorët se ai personalisht nuk i ka kërkuar Sinanajt eleminimin fizik të peshkatarit nga Orikumi.

Në dëshminë e Andon Mëhillajt thuhet se ka qënë Juliani ai i cili i ka kërkuar atij një sipërfaqe toke në Orikum dhe se konfliktin për pronën do ta zgjidhte sipas mënyrës që ai dinte. Andon Mëhillaj përjashton kategorikisht se kishte dijeni për vrasjen e peshkatarit Veizaj. Ndërsa krejt të kundërtën ka thënë Julian Sinanaj kur është ballafaquar me Andon Mëhillajn. Ky i fundit pohon se ka qenë Andoni ai që i ka kërkuar vrasjen e peshkatarit. 38-vjeçari nga marrja në pyetje 1 jave më parë ka mohuar lidhjen e tij në ngjarje të tjera kriminale, kryesisht në qytetin e Vlorës. Megjithatë pritet që prokurorët të kthehen përsëri në burgun 302, aty ku mbahet Mëhillaj, për të sqaruar edhe ngjarje të tjera ku lakohet emri i tij. Në pyetje nga akuza është marrë edhe biznesmeni Ilir Karçini, i cili ka mohuar njohjen dhe takimin me Julian Sinanaj, madje edhe Genis Mëhillaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

S.S

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Julian Sinanajt serialit killer"

është vrasës i paguar dhe jo serial killer!

vetë e shkruani në artikullin tuaj,mor gazetarë kristali!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.