Ahmeti në 'Jamais Vu': "Me Kurtin jam ok; Thaçi është dinak; Haradinaj është naiv"

Postuar në 29 Mars, 2014 16:24

Kreu i bashkisë së Prishtinës (komunës, thonë prishtinasit), Shpend Ahmeti ka qenë të premten në mbrëmje në programin ‘Jamais’ Vu të Mustafa Nanos, në Ora News, për gati 90 minuta. Ai pati rast të fliste 360 gradë mbi rolin e tij si politikan e si drejtues komunal, dhe ra në sy shpjegimi që ai i bëri marrëdhënies që ai vetë ka me të parin e Lëvizjes ‘Vetëvendosja’, Albin Kurtin. E shpjegoi këtë marrëdhënie si një marrëdhënie dialektike, ku secili dallohet nga tjetri e ku të dy nga njëra anë respektojnë sho-shoqin në këto difeerenca e nga nga ana tjetër ndajnë qëndrim të përbashkët lidhur me një numër çështjesh të rëndësishme. Lëvizjen ‘Vetëvendosja’ Ahmeti e konsideroi si shansin e vetëm që kanë kosovarët në rrethana garash elektorale.

Për Thaçin tha se “është dinak”, ndërsa Haradinajn e përcaktoi si naiv, e në këtë mes pati parasysh ngjarjet e fundit politike në Kosovë.

Kush do ta ndjekë të tërë intervistën, mund të shkojë në linkun http://www.oranews.tv/emision/jamais-vu/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.