Hashim Thaçi në "siklet" para bashkëshortes (Video)

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është ndjerë në “siklet” ditën e sotme, ndërsa bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi po mbante një fjalim me rastin e mbledhjes së forumit të gruas së Partisë Demokratike të Kosovës. “Kosovapress” ka publikuar një video të montuar, në të cilën përsëriten dy momente që dëshmojnë një “pasiguri” të shefit të qeverisë dhe të PDK-së në Kosovë. Kryeministri e ka pasur të vështirë të vendosë nëse duhej të ulej apo do të qëndronte në këmbë ndërsa bashkëshortja e tij fliste në podium. Kjo dilemë është kapur edhe nga kamera, ashtu sikurse edhe momenti në fund të fjalimit, ku Hashimi ia jep dorën bashkëshortes, ashtu si çdo folësi tjetër.
Shiko videon: http://www.youtube.com/watch?v=Ip_6TJItj0I
k.k
Add new comment