5 vjet në NATO. Presidenti prek çështjen e Krimesë gjatë pritjes. Ambasadori rus largohet nga salla

Qëndrimi i institucioneve shqiptare reth krizës në Krime ka provokuar një situatë jo shumë të këndshme dje në pritjen e Presidentit me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e vet, Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka shmangur edhe çështjen e Krimesë duke nënvizuar se krahasimi që pala ruse bëri me Kosovën ishte “një përpjekje e dobët”. Siç njofton “Gazeta Shqiptare”, kaq ka mjaftuar që ambasadori rus në Shqipëri, Leonid Abramov, i pranishëm në ceremoni të lërë sallën. Duhet theksuar se në këtë pritje ndodhej edhe Jonathan Moore, drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
s.z
Add new comment