23 vjet nga mbërritja e shqiptarëve. Sot në Bari, temë diskutimi imigracioni

Postuar në 02 Prill, 2014 08:02

“Dialoghi dell’Espresso” kështu quhet iniciativa që ka nisur sot në Bari të Italisë e ku do të flitet për temën e emigracionit. Dhe revista “Espresso” ka zgjedhur si ilustrim të artikullit përkatës, pikërisht anijen “Vlora”  e cila zbarkoi 20 mijë shqiptarë në 8 gusht 1991. Edhe vendi i dialogut është zgjehdur pikërisht Bari, pasi siç shkruhet në artikull, “Pulia ishte teatri i parë i imigracionit në Itali”. Arsye për iniciativën sillen dy: zgjedhjet europiane dhe rritja e peshës së partive euroskeptike, apo edhe ksenofobe, ku spikat rezultati  i Le Pen në Francë dhe së dyti është kriza ekonomike dhe potenciali i konfliktit mes banorëve vendas dhe imigrantëve në këto kushte. Folës në aktivitet është edhe ish-kryeministri Massimo D’Alema të cilin “Espresso” e prezanton edhe përmes librit të fundit: “Jo veëm euro. Demokracia, puna, barazia. Një kufi i ri për Europën”, i cili diskuton për modelet e ndryshme të politikave për migracionin.

http://espresso.repubblica.it/attualita/2014/03/28/neës/dialoghi-dell-espresso-a-bari-si-parla-di-europa-e-immigrazione-1.159037

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.