Kinë-Shqipëri, marrëveshje për shkëmbimin e monedhave

Banka e Shqipërisë ka lidhur sot një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kinën që dëshmon ndoshta përzgjedhjen e një partneri kryesor në tregti. Siç njofton ATSH-ja, Kina dhe Shqipëria kanë lidhur marrëveshje për shkëmbimin e monedhavce respektive(linjat SWAP) që siç u shpreh Guvernatori BSH-së, Ardian Fullani “u shërben dhe shtimit të investitorëve kinezë dhe sigurisë së tyre”. “Kina është fuqia e dytë botërore dhe fuqia e 3 për shkëmbimet tregtare. Eksportet me Kinën zënë sot 6% të tregtisë së Shqipërisë. Po synojmë të shkëmbejmë me monedhën kineze në ekonomi”, shtoi ai. Në fakt thelbi i kësaj lloj marrëveshjeje mund të shihet edhe si një formë kreditimi që Kina i bën Shqipërisë, në po atë formë që Banka Federale Amerikane u bëri bankave kryesore të botës pas vitit 2008, sidomos pas rëniës së Lehman Brothers. Manovra ka dalë në sipërfaqe pas transkriptimeve të mbledhjeve të datës 16 shtator dhe 28 tetor 2008 të Komitetit Fedrale për Tregun e Hapur, prej nga ku zbulohet se Rezerva Federale ka luajtur rolin e Bankës Qendrore të Botës në krijimin e marrëveshjeve preferenciale SWAP, pikërisht duke shkëmbyer dollarin me monedhat respektike të kërkuesve. E veçanta e kësaj marrëveshjeje është përmbajtja e kontratës: ai që kreditohet me dollarë depoziton monedhën e vet si kundërvleftë, të cilën zotohet ta rimarrë pas njëfarë kohe, por duke ruajtur kursin e këmbimit, plus interesat(Më shumë për temën këtu: - http://www.project-syndicate.org/commentary/harold-james-examines-the-real-story-behind-the-international-response-to-the-near-meltdown-in-2008). Në këtë pikëpamje, do të ishte me interes zbardhja e plotë e marrëveshjes mes Kinës dhe Shqipërisë.
s.z
Add new comment