9 persona pjesëmarrës në torturimin e Karelit. Ministria greke e Drejtësisë: “Sjellje që dalin nga vitet më të errëta të historisë”

Postuar në 02 Prill, 2014 05:56

Kanë qenë 9 persona ata që kanë masakruar të burgosurin shqiptar Ilia Kareli, ose Kudret Kume. Gazetarja Anila Jole sjell të dhëna të reja nga Greqia, sipas të cilave në krye të torturuesve ka qenë , shefi i rojeve të brendshme të burgut të Nigritas,Hari Konsolidis. Ky i fundit tashmë ndodhet në i shtruar në psikiatrinë e Serresit, pasi kur mësoi lajmin e arrestimit tentoi të vetëvritej. “Ai ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burgun e Nigritas. Ai ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin e tyre”, njofton Jole. Ajo që theksohet  në raportin e prokurorisë greke është fakti se dinamika e ngjarjeve provon se Kareli nuk ka pësuar dhunë në burgun e Malandrinos ku edhe kreu vrasjen. “Në raportin e prokurorisë vihet në dukje se në bazë të hetimeve, vendi dhe koha e kryerjes së goditjeve vdekjeprurëse, përkon me qëndrimin e të dënuarit brenda territorit të Serresit, gjë që shkarkon nga përgjegjësia për torturimin që shkaktoi vdekjen, nga gardianët e burgut Malandrino dhe policët e rajonit të Iteas”, raporton gazetarja Jole. Ndërkohë ngjarja ka marrë dimension politik, pasi torturimi në këtë farë shkalle po nxjerr problem serioze të sigurisë në burgjet greke, shtyuar këtyre edhe një dozë të theksuartë çekuilibrimit psikik të një pjese të atyre që duhet të garantojnë sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i  Ministrisë së Drejtësisë, Marino Skandamis ka deklaruar se “sjellje të tilla që dalin nga vitet më të errëta të historisë, do të marrin përgjigjen e tyre nga shteti dhe Drejtësia greke. Ligji do të zbatohet në mënyrë shembullore mbi çdo person tjetër përgjegjës". 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vdekja-e-karelit-shefi-i-rojeve-te-b...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.