Pas denoncimeve të PD-së nis verifikimi i drejtorëve të administratës

Denoncimet e Partisë Demokratike për disa nga zyrtarët e emëruar së fundmi ka nxitur qeverinë të marrë masa për shmangien e incidenteve të tilla. Kështu gazeta “Panorama” bën të ditur sot se drejtorëve të rinj të administrtatës së të gjitha niveleve, u është dërguar një e-mail ku u kërkohet sqarimi apo të dhëna për të shkuarën e tyre, nëse kanë qenë të dënuar, apo kanë patur kallëzime penale. Nuk dihet nëse kjo kërkesë do të ketë efketin e duhur, ose nëse do të ishte më mirë që verifikimet t’i bënin më parë ato struktura partiake që bëjnë propozimet, ose ato struktura që i pranojnë në konkurse, por fakt është se shqetësimi i opozitës ka krijuar siklet. Aq më tepër kur që nga muaji nëntor e deri më tani, PD-ja ka denoncuar 9 raste të tilla.
s.z
Add new comment