“ABC NEWS”: Prokuroria disponon pamje filmike të takimit mes biznesmenit Ilir Karçini dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

Biznesmeni Ilir Karçini, i arrestuar pak kohë më parë me akuzën se ka paguar Julian Sinanajn, vrarësi i presupozuar i “Grupit të Tritolit”, duket se është vënë së fundmi para një prove nga e cila vështirë se mund të dalë. “ABC NEWS” raporton sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda “ka siguruar pamje filmike, të cilat shfaqin vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, në një takim me biznesmenin Ilir Karçini”. Takimi është bërë në një lokal, i cili monitorohej nga kamera sigurie. Kjo provë, siç komenton “ABC NEWS” e gozhdon Karçinin, pasi ai dhe avokatët e tij kanë mohuar që të kishte njohje me Julian Sinanajn. Ndërkohë ky i fundit ka pohuar se është paguar me paradhënie 50 mijë euro për vrasjen e biznesmenit Piro Bare. Siç shihet çështja ka marrë kthesë tjetër në dritën e këtyre fakteve, të cilat nëse rezultojnë të vërteta, e vënë Karçinin para një fajësie thuajse të provuar.
Më shumë në: http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/40844
s.z
Add new comment