Jonathan Moore, nota maksimale për qëndrimin e Shqipërisë ndaj krizës ukrainase

Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA Jonathan Moore Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA Jonathan Moore, ardhur në Tiranë pak ditë më parë, ka vlerësaur qëndrimet e Shqipërisë në çështjet e politikës së Jashtme. “Top-Channel” i ka marë Moore një intervistë, nga e cila ka shkëputur një ekstrakt që flet sidomos për përgëzimin e amerikanëve për qëndrimin e Shqipërisë në krizën ukrainase. “E shohim Shqipërinë të përgjigjet shumë fort së bashku me SHBA si aleate në NATO lidhur me shqetësimet për veprimet e jashtëligjshme të ndërmarra nga Rusia kundër territorit sovran të Ukrainës. Ministria e Punëve të Jashtme është duke u stabilizuar më shumë dhe po zhvillon më shumë ndërveprime lidhur me çështje ndërkombëtare”, citohet Moore, që ka dhënë mbresa pozitive edhe për një nga institucionet më të përfolura në vitet e fundit, Ministrinë e Punëve të Jashtme.
s.z
Comments
po rrogozi i politikes
<p>po rrogozi i politikes shqiptare a te pelqen tu moorevski?</p><p>rrogozin e kane te mire shqiptaret por kur te vije puna se ceshte nen rrogoz kane ardhur ne fuqi moorevskit e republikaneve.</p><p>ata do te marin vesh punet e nen rrogozit</p>
Add new comment