Aktualiteti politik, Rama në “Opinion: “Për temën e SHISH, i besoj ministrit. Presidenti e ka gabim...Arsimi, përgjegjësi historike e PD-së”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar sot në emisionin “Opinion” mbi një sërë temash që lidhen me aktualitetin shqiptar. Një nga këto ka qenë edhe situata e rendit publik, me shpërthimet e pandalura të tritolit. Rama ka theksuar se ky nuk është një fenomen i ri, por me të cilin qeveria po merret seriozisht. I pyetur nëse Shërbimi Informativ Shtetëror ka bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme, meqenëse ministri ka mohuar të jetë i informuar, kurse Presidenti ka deklaruar se SHISH e realizon informimin, kryeministri ka deklaruar se: “Unë i besoj 100% ministrit të Brendshëm. Në këtë rast Presidenti është gabim”. Ndërkohë Rama ka paralajmëruar se brenda muajit prill do të lançohet drafti i ri për reformën radikale, siç tha ai, në arsim, që do të eliminojë kategorizimet, universitet privat apo shtetëror, por do të fusë nocionet e universitetit publik, me dallime sa i përket financimit. Edi Rama ka pranuar statistikën e përmendur nga një spekator, sipas së cilës në 25 mijë univeristet të analizuar anembanë botës, universitetet shqiptare janë ndër 30 të fundit. “Kjo është një përgjegjësi historike e qeverisjes së PD-së”, tha ai.
s.z
Add new comment