Kallëzimi penal i ministrisë së Brendshme për 20 funksionarë të Policisë së Shtetit, mes të akuzuarve edhe Hysni Burgaj

Postuar në 01 Prill, 2014 08:50

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurori për 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët i konsideron përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit. Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave. Mes të paditurve figuron edhe ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shetit, Hysni Burgaj.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.