Fatos Klosi: Majko (dhe Nano) në fillim nuk e kuptuan UÇK-në

Në një intervistë të gjatë dhe të ndarë në pjesë me Denion Ndrenikën për gazetën Illyria të Nju Jorkut, ish shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi ka hedhur dritë mbi disa çështje të sigurisë, të shkuara dhe të tashme, dhe mbi marrëdhëniet e tij me politikën. Klosi përmend detaje interesante mbi qëndrimet fillestare të Tiranës zyrtare (lexo, kryeministrave Majko apo Nano) mbi UÇK-në dhe krizën e Kosovës. “Majko s’e kuptoi! Ai vazhdonte akoma me idenë që kishte një embargo ndaj Kosovës, që UÇK-ja ishte konsideruar dikur terroriste në disa deklarata të para që bëri sidomos Departamenti (Departamenti Amerikan i Shtetit). Unë kam vënë re për shembull që në problemin kosovar kishte një diferencë shumë të madhe ndërmjet opinionit të Departamentit dhe opinionit të CIA-s. Megjithëse janë të dy institucione të varur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, opinionet ishin goxha të ndryshme. Mua më erdhi mirë që në fund fitoi si të thuash opinioni i CIA-s se si duhej zgjidhur çështja kosovare. Ndërkohë, që këtë Majko e kuptoi me vonesë! Edhe në ato periudhat e para, edhe Fatosi (Nano) me thënë të drejtën pati shumë vërejtje”, thotë Klosi.
Lexoni më shumë në linkun: http://illyriapress.com/klosi-rrezon-mitin-e-pandeli-majkos-vazhdonte-idene-qe-uck-ishte-konsideruar-terroriste/
a.k
Add new comment