Champions League spektakolar, por pa fitues në ndeshjet e para

Në dy çerekfinalet e para të Champions League, pati gjithçka por fituesi mungoi, pasi dy ndeshjet në Spanjë dhe në Angli përfunduan në barazim 1-1. Manchester United ka rezultuar një i pakapërcyeshëm për Guardiolën dhe Bajernin e Mynihut, megjithë problemet e anglezëve. Manchester United ka luajtur në mënyrë të barabartë me kampionët e Evropës duke e vendosur shumë herë në vështirësi. Në pjesën e dytë, pas disa tentativave anglezët shënojnë me Vidiç në të 58’. Gjermanët nuk pajtohen me rezultatin dhe barazojnë në të 67’ me Schëeinsteiger. Në fund autori i golit largohet me të kuqe pas dy të verdhave.
Derbi spanjoll mes Barcelonës dhe Atleticos i zhvilluar në Camp Nou, dëshmoi një Atletico dinjitozem dhe dy ekipet janë ndarë në paqe 1-1, edhe pse Barcelona ka dominuar ndeshjen me zotërim dhe me aksione të shumta. Në minutën e 56’ braziliani Diego shënon një super gol me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Por, Neymar barazon në të 71’ duke lënë të hapur gjithçka.
a.k
Add new comment