Kosovari merr peng stuardesën e linjës Mynih-Budapest, iu refuzua azili gjerman

Postuar në 01 Prill, 2014 11:54

Një kosovar me emrin Muslim H. sipas mediave gjermane ka marrë peng një aeroplan me 75 udhëtarë në bord, të nisur nga Mynihu drejt Budapestit, pasi kundërshtonte largimin e tij nga Gjermania.

Kosovari që sipas mediave gjermane është 28 vjeçar, ka marrë peng një stjuardesë 50 vjeçare dhe me këtë e ka detyruar aeroplanin Airbus A320 që të kthehet në aeroportin e Mynihut. Mediat raportojnë që pasagjeri kosovar fillimisht është fjalosur me stjuardesën me të cilën më pas është mbyllur në një nga tualetet e aeroplanit. Pas rikthimit në aeroportin bavarez, dhe pas largimit nga bordi të pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, policia është futur në avion. Pengmarrësi është dorëzuar pa kundërshtuar  dhe është arrestuar nga policia. Tri stjuardesa kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje sipas mediave gjermane donte të kundërshtonte vendimin për largimin e tij nga Gjermania pasi i është refuzuar kërkesa për azil.

Lexoni më hollësisht në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/30228/nje-kosovar-e-merr-peng...

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

Kjo eshte dhurata e SHBA-se qe i dha Botes me republiken e bananve te Dardanistanit, me shtetas te tille qe po bejne emer nga Siria, Iraku e deri ne Gjermani. Keta nuk e meritojne asgje. Serbia dhe Milloshevici ishte dermani i kesaj Krahine. Mjere Shqiperia qe i ka fqinje.

Submitted by Pema (not verified) on

E mer "epiriot", kot lodhesh me kto komente, se nuk kan efekt. T'keshilloj ti thuash eproreve t'perqendrohen tek problemet e brendshme te greqise dhe jo t'meren me shqiperine.
Megjithse s'keni faj ju, parat e gjermaneve paguajne per kto budallalliqe.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po ti zotrote me parate e kujt mbahesh? Me te Shqiperise??????? Hahahahaha.

Hipokrit

Submitted by Dritan (not verified) on

Jam plotesisht dakort me ju, dhe per me teper qe shume Kosovare jane vrare po nga Kosovaret e tjere per ato perfitimet e pas-luftes.

Mjere ne thuaj. Ai vend eshte nje turp dhe mbi te gjitha nuk po le fryme as Kosovareve moderne. Shqiperia duhet ti qendroje larg Kosoves. E ardhmja e Shqiperise nuk duhet te prishet nga Kosova.

Respekte

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.