Përveç Sirisë, shqiptarët luftojnë edhe në Irak. Zbulohet kamikazi nga Ferizaj, njofton “Zëri”

Postuar në 31 Mars, 2014 15:02

Një shqiptar nga Kosova dyshohet se është vrarë si pjesëmarrës në një sulm terrorist në Irak ku të dielën janë  vrarë 12 persona, thotë gazeta e Prishtinës “Zëri”. Gazeta u referohet mediave arabe, sipas të cilave ai është me prejardhje nga Kosova, rajoni i Ferizajt por ende nuk është konfirmuar identiteti i vërtetë i sulmuesit vetëvrasës. Kosovari është pjesë e ushtrisë “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”. Të dielën së paku 12 persona kanë humbur jetën nga dy sulme në Irak: Shtatë ushtarë janë vrarë nga shpërthimi në një postbllok të sigurisë pranë qytetit Mosul, ndërsa në qytetin Ramadi, nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë pesë persona dhe plagosur shtatë të tjerë. Forcat e sigurisë luftojnë ende për të marrë kontrollin e plotë të Ramadit, pasi militantët kanë pushtuar disa lagje të tij, dy muaj më parë.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kjo verteton se islamizimi ka qene tragjedia e shqiptareve dhe shkeputja nga rranjet arbnoro-europiane.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.