Përveç Sirisë, shqiptarët luftojnë edhe në Irak. Zbulohet kamikazi nga Ferizaj, njofton “Zëri”

Një shqiptar nga Kosova dyshohet se është vrarë si pjesëmarrës në një sulm terrorist në Irak ku të dielën janë vrarë 12 persona, thotë gazeta e Prishtinës “Zëri”. Gazeta u referohet mediave arabe, sipas të cilave ai është me prejardhje nga Kosova, rajoni i Ferizajt por ende nuk është konfirmuar identiteti i vërtetë i sulmuesit vetëvrasës. Kosovari është pjesë e ushtrisë “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”. Të dielën së paku 12 persona kanë humbur jetën nga dy sulme në Irak: Shtatë ushtarë janë vrarë nga shpërthimi në një postbllok të sigurisë pranë qytetit Mosul, ndërsa në qytetin Ramadi, nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë pesë persona dhe plagosur shtatë të tjerë. Forcat e sigurisë luftojnë ende për të marrë kontrollin e plotë të Ramadit, pasi militantët kanë pushtuar disa lagje të tij, dy muaj më parë.
a.k
Comments
Kjo verteton se islamizimi ka
<p>Kjo verteton se islamizimi ka qene tragjedia e shqiptareve dhe shkeputja nga rranjet arbnoro-europiane.</p>
Add new comment