Pas sqarimit të ALUIZNI-t për “Diplomatin”, do të duhej një përgjigje nga PD: Përse 140 subjekte u lanë “varur”?

Postuar në 31 Mars, 2014 13:23

Disa denoncime të njëpasnjëshme të opozitës për emërime problematike të mazhorancës së majtë, janë përshëndetur nga opinioni publik (paçka se ka akuza që këto info mbi të emëruar me kartela penale të papastra i jepen PD-së ngë SHISH, por kjo pak rëndësi ka). Në këtë vazhdë denoncimesh, ishte dhe akuza e artikuluar nga Partia Demokratike, sipas të cilës drejtoria e ALUIZNI-t dhe konkretisht drejtuesi i saj, Artan Lame i kishte dhënë hotel ‘Diplomatit’ 372 metra katrorë tokë duke ja hequr të drejtën e pronësisë një familjeje tiranase.

Përmes një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t thekson se e gjithë procedura është filluar dhe përfunduar nga administrata paraardhëse dhe për tre vjet rresht, subjektit nuk i është dorëzuar leja e legalizimit. Sipas Lames, ky dorëzim nuk po bëhej sepse subjekti në fjalë duhej të paguante “taksën”, dhe në këtë mënyrë, janë lënë varur rreth 140 subjekte të tjera, kryesisht biznese. “Ne i bëmë vetëm dorëzimin e lejes së legalizimit këtij subjekti, pa “gjobën përkatëse”, siç do të bëjmë në ditët në vijim edhe për subjektet e tjera, të cilat kanë nga një deri në katër vjet që presin të marrin thjesht aktit formal të lejes”, thotë njoftimi i ALUIZNI-t, lexo i Lames.

Meqë selia blu kërkon që këto çështje të errëta të shohin dritën e së vërtetës, do ishte e udhës të sqaronte si ka mundësi që kaq shumë subjekte që kishin plotësuar gjithçka dhe prisnin vetëm copën e letrës së legalizimit, janë mbajtur pezull me vite.

 

a.k

Comments

Submitted by Arti (not verified) on

<p>Taksa-rryshfeti ka qene arsyeja. Por PD-ja kur perballet me realitetin hesht, dhe e anashkalon akuzen e kundershtarit. Bie ne qetesi dhe shpreson qe njerezit t&#39;a harrojne. Se i ka bere kerkimet gabim dhe te paplota. Prandaj kryefjala brenda Shqupit eshte &quot;shhh mos fol se ja futem kot&quot;.</p>

Submitted by Shah Mati (not verified) on

I ka falur apo s'i ka falur Lamja Hotel Diplomatit truall jashte ligjit dhe a ia ka hequr te drejten e tokes pronareve te ligjshem? Mno eshte ceshtja. Perndryshe shfajesimi i ALUIZN-it eshte propagande.

Submitted by Arti (not verified) on

<p>Aman sa leke ju japin aty te PD-ja te beni keto komente? Lame thote qe une skam pune se Diplomati i ka bere te gjitha pagesat ne kohe te Shaban Memise, vetem se ky i fundit spo i jepte letren perfundimtare. Lame nxorri dokumentat qe Diplomati kishte disa vjet qe kishte aplikuar dhe kishte mbyllur gjithcka. Te pakten lexoje artikullin para se te komentosh!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.